Zgjedhjet e 25 prillit, pas kartave të identitetit, shtyhet afati i vlefshmërisë edhe për pasaportat

Zgjedhjet e 25 prillit, pas kartave të identitetit, shtyhet afati i vlefshmërisë edhe për pasaportat

Pasaporta e Shqipërisë

Qeveria vendos që të shtyhet afati i vlefshmërisë edhe për pasaportat deri në 30 prill.

Një javë pas vendimit për kartat e identitetit, qeveria shqiptare me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ka vendosur sot zgjatjen e vlefshmërisë edhe për pasaporta që u ka përfunduar apo përfundon afati deri në 30 prill.

Vendimi është marrë për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit, që qytetarët mos të kenë asnjë pengesë për të votuar. Të gjithë personat që nuk kanë kartë identiteti dhe që pasaporta u ka skaduar, tashmë mund të votojnë, pasi vlefshmëria e tyre fundit është zgjatuar deri në 30 prill.

Kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit e bërë fillimisht nga Partia Demokratike, u mbështet më pas nga presidenti Ilir Meta dhe nga kryeministri Edi Rama.

Edhe mazhoranca më herët, ashtu sikundër dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve morën në konsideratë faktin e shtyrjes së vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara identifikuese.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!