Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit, Nisma Thurje e Endri Shabanit, Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut, Balli Kombëtar i Adriatik Alimadhit kanë dorëzuar ditën e sotme listat e kandidatëve që do përfaqësojnë partinë e tyre në të 12 qarqet e vendit në zgjedhjet e 25 prillit.
Nga lista e emrave vihet re se Topalli, kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë dhe se gratë përfaqësojnë 50 % të listës së saj. Mes emrave spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU së Shpëtim Idrizit.
Edhe Myslim Murrizi do të jetë kryesues në 4 qarqe, Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Fier dhe po e njëjta gjë edhe me Adriatik Alimadhin, i cili do të kryesojë listën në Fier, Korçë, berat deh Tiranë.
Ndërsa Edmond Stojku do të garojë vetëm në Tiranë ku kryeson listën e kandidatëve.
Endri Shabani i Nismës Thurrje do të jetë i pari në Durrës dhe i dyti në Tiranë, ndërsa ai pari në Tiranë është Pano Soko. Ashtu siç pritej Rudina Hajdari do të jetë kryesuese në Elbasan.
Bindja Demokratike dorëzon listat në KQZ. Në Korçë kryeson Andi Përmeti, i dyti në lista Leonard Olli, ish-demokrat. Në Tiranë, lista kryesohet nga Astrit Patozi, e ndërsa Fabjan Topollaj renditet i 5-ti.
B.K./Shqiptarja.com
Partia Social Demokrate, e Tom Doshit ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për 12 qarqet në zgjedhjet e 25 prillit. Vetë Tom Doshi do të kandidojë në Tiranë dhe Shkodër.
I.K/Shqiptarja.com
Balli Kombëtar ka dorëzuar listat në KQZ. Kreu i kësaj partie Partie, Adriatik Alimadhi do të kandidojë në 4 qarqe, në Tiranë, Fier, Berat dhe Korçë.
B.K./Shqiptarja.com
Dorëzohet në KQZ lista e kandidatëve për deputet të "Nismës Thurje". Pa surpriza, Rudina Hajdari do të jetë e para në listë në qarkun e Elbasanit, e ndërsa lista për Tiranën do të kryesohet nga Panajot Sako, dhe në vend të dytë kryetar Endri Shabani.
B.K./Shqiptarja.com
Lëvizja Demokratike Shqiptare ka dorëzuar listat e kandidatëve në KQZ në zgjedhjet e 25 prillit. Myslim Murri, kryetari i saj kandidon në 4 qarqe, Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Fier.
I.K/Shqiptarja.com
Aleanca Demokracia e Re, partia e Edmond Stojku ka dorëzuar listat e kandidatëve në KQZ. Ajo që bie në sy është se vetë Edmond Stojku, edhe pse ka të drejtë të kandidojë në 4 qarqe ka zgjedhur të vendos emrin e tij vetëm në Tiranë. Ndërsa në Lezhë bie në sy emrin i Eduard Ndocajt, i cili renditet i pari në listë.
I.K/Shqiptarja.com

Pasi dorëzoi në KQZ listat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka bërë një prezantim të secilir prej emrave që garojnë në qarkun e Durrësit, Korçës dhe Fierit.

Kjo është lista me kandidatët e Lëvizjes për Ndryshim për zgjedhjet e 25 prillit, e dorëzuar sot në KQZ.
Kryetarja e Partisë Jozefina Topalli, kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë. Mes emrave spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU së Shpëtim Idrizit.
Në Kukës, Topalli ka kandidate Elsa Domin, e cila ka mbaruar studimet për juridik, në Tiranë. Disa vite më parë ka punuar si juriste, ndërkohë që aktualisht është avokate. Elsa Domi, vjen nga një familje e vjetër qytetarë e Kukësit.
.jpeg)
Partia e Jozefina Topallit, 'Lëvizja për Ndryshim' ka dorëzuar e para listën e emrave për kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
M.Q./Shqiptarja.com
-
TAG:
- kqz
- LSI
- PS
- PD
- jozefina topalli
- lista
- myslim murrizi
- adriatik alimadhi
- Edmond Stojku
- zgjedhjet parlamentare 2021
- Dashamir Tahiri
- lista e kandidateve
- levizja per ndryshim
Komente
Sondazhi i ditës: 11 Dhjetor, 07:30
Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?
-
Anoj pozitiv
43.8% -
Anoj negativ
29.4% -
Të përzier
26.8%
Votat totale janë unike
-
Sondazhi i ditës:
11 Dhjetor, 07:30
Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?
Lajme të tjera
-
Gjergji Nika: PD ka nevojë për reformim, vlera dhe ringritje, jo për rreshtim dhe antivlera
14 Dhjetor, 18:11 -
Adriatik Doçi: Poshtërsia e shtatfishtë e Berishës me Avokatin e Popullit, një pazar i shkuar keq si tregues i qëndrimit të gjatë në opozitë
14 Dhjetor, 16:49 -
Berisha sulmon Salianjin: Nuk është demokrat ai që bën zhurmuesin në favor të Ramës! Nxjerr ‘blof’ Nokën: Nuk ka pasur urdhër për të firmosur për Shabanin
14 Dhjetor, 12:41 -
Rikthimi i Ballukut në detyrë/ Berisha: I dhanë Lubisë kohë për të manipuluar provat! Tani nuk ka pengesa që ministrat të vjedhin shqiptarët
14 Dhjetor, 12:26 -
Balla uron Servet Pëllumbin për 89-vjetorin: Një model i respektuar drejtimi në politikën shqiptare
14 Dhjetor, 12:00 -
Bislim Ahmetaj nga mbledhja e kryesisë: PD dha firma “pa doganë” për Shabanin! Nuk rregullohen gabimet me ndjesa në FB
14 Dhjetor, 09:04 -
Salianji ‘kryqëzon’ Nokën: Kujdes lidhjet me Suel Çelën! Me kërcënimet e tij u more firmat demokratëve për të mbledhur Kuvendin e PD 4 vite më parë
14 Dhjetor, 08:08 -
'Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim', Kadiu i përgjigjet Berishës: Doktor, të kanë keqinformuar! Nuk kam punuar për Ramën më 11 Maj
13 Dhjetor, 20:48 -
'Firmat për Shabanin gabim', Gjekmarkaj dorëzon dorëheqjen si nënkryetar i PD-së, por Berisha s'ia pranon! Kërkohet shkarkimi i Bardhit dhe i Nokës
13 Dhjetor, 20:20 -
34 prona miliona euro dhe dasmë luksoze, Jozefina Topalli: Po jetojmë me frikë për bukën e gojës
13 Dhjetor, 20:07 -
Mero Baze: 22 Dhjetori, një protestë për t'u mbrojtur nga Salianji
13 Dhjetor, 19:57 -
‘Punoi për Edi Ramën’, Berisha përplaset me Salianjin për Hysen Kadinë! Ish-deputeti: Demokratin më të votuar s'e futët në lista
13 Dhjetor, 19:30

Parti ka boll,,tru ka pak..
Përgjigju