Zgjedhjet e Kukësit!

Zgjedhjet e Kukësit!

Sali Berisha

Berisha me hapjen e fushatës sot në Kukës ka vënë fytyrën dhe prezencën e tij. Në hapjen e fushatës nuk mungojë as Meta. Kjo do të thotë se e kanë Kukësin betejë vendimtare, sepse nuk mund të humbin më e për këtë arsye duan të fitojnë me çdo kusht!

Mungesa e kandidaturës nga PD, në fakt përsëri e ka ndihmuar Berishën, por të njëjtën kohë e ka vënë këtë pa përgjegjësisë politike si në rast humbje apo fitoreje.  Berisha e Meta po humbën kanë humbur ata dhe askush tjetër e po fituan kanë fituar edhe falë PD që nuk nxorri kandidat që do e përçante më shumë votën.

Në fakt, hapja e kësaj fushate nuk kishte asgjë të re. Stili i pritjes me lodra e me demonstrim masiv përmes një takimi, dëshmon se lidershipi i Berishës është stilit të vjetër populist që në fakt është jashtë në kohë dhe hapësirë. Zgjedhjet e fundi kanë dëshmuar se lidershipi i Berishës nuk mjafton për të siguruar fitoren elektorale.  Zgjedhjet e fundit kanë dëshmuar se ata nuk fitohen më për shkak të liderit, kushdo qoftë ai, por përmes strategjive të forta politike e përmes lidhjes së fortë të strukturave me votuesin.

Kukësit do të kishte mbetur përjetësisht i djathtë nëse nuk do të kishte pasur krizën që pati PD. Megjithatë, Kukësin e humbën edhe për faktin se është konsideruar në të kaluarën bastion e vëmendja e PD në kohën  kur ishte në Pushtet ka qenë modest. Qytetarët u bënë pragmatistë duke zgjedhur krahun e pushtetit dhe jo idealin politik.

Ka shumë gjasa që Kukësin ta humb përsëri Berisha! Arsyeja është se stili i fushatës së Berishës është i vjetër, takime masive e personifikim me lidershipin e tij. Berisha nuk ka struktura të forta politike, nuk ka lidhje të fortë politike me zonën e nuk ka një logo të tijën!

PS është më e favorizuar për faktin se ka të gjitha pushtetet në Kukës, ka disa oligarkë të rëndësishëm në shërbim të tij si dhe faktin se PS, me të gjitha mekanizmat e saj është një makineri e frikshme elektorale. Metodat e Gjiknurit, të njohura tashmë janë efikase, sepse përtej bindjes politike gjurmojnë çdo votues duke bërë gjithçka që ai të votojë PS.

Pra, hapja e fushatës sot në Kukës nuk kishte asgjë të re dhe kam përshtypjen që do të përsëritet skenari i ngjashëm me Dibrës, që edhe pse bënë zgjedhjet si pasojë e një skandali, PS e fitojë përsëri Bashkinë e Dibrës!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë