Asgjë nuk i ngjason sot një ditë votimi edhe pse presidenti Ilir Meta teksa anuloi 30 qershorin me një dekret që u quajti nul nga maxhoranca, shpalli sërish me dekret datën e ardhshme sipas tij kur shqiptarët do duhej të zgjidhnin kryebashkiakët e rinj: 13 tetorin.
Por kjo ditë që nuk u mbështet as nga Partia Demokratike, por vetëm nga partia e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, LSI, u rrëzua me kalimin e afateve ligjore për ngritje qendrash votimi e përgatitje për zgjedhje në çdo detaj.
Sot Shqipëria ka 61 kryebashkiakë, dhe asnjë qytetar nuk doli të votojë në zgjedhjet e firmosura në një dekret nga Presidenti që këtë radhë vetë populli duket se ja shpalli nul.
13 tetorin, Meta e ka kaluar në heshtje pa koment, ku në vend të ‘shkundjes’ së votës në zgjedhjet e dekretuara prej tij, që nuk u mbajtën kurrë, Meta ka zgjedhur të luajë futboll.
Video e postuar nga Meta sot
Për anulimin e 30 qershorit, Meta deklaroi se vendimin e kishte marrë që palët të gjenin një dakortësi që në zgjedhje të futeshin edhe partitë e opozitës.
Përtej artikulimit publik të Ilir Metës për qëllimet e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, ajo që mbeti e çudtishme ishte fakti që shtyrje e zgjedhjeve u bë nga pa një marrëveshje nga partitë politike.
Presidenti anuloi zgjedhjet, sipas tij, që partitë e opozitës të ishin pjesë e procesit zgjedhor, por ai asnjëherë nuk dha garanci se opozita do të merrte pjesë në zgjedhjet e shtyra prej tij, duke qenë se ata kërkonin zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër.
Pasi e la vendin pa një datë zgjedhjesh, Meta nisi konsultimet me parti politike, vetëm me partitë e djathta, pasi Rama ishte i vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit, i mbështetur fuqishëm edhe nga ndërkombëtarët.
Me zëra të rëndësishëm ndërkombëtarë që zgjedhjet të mbaheshin me 30 qershor, institucionet e shtetit morën të gjitha masat që procesi të shkonte pa konflikte. Po ashtu, si asnjëherë më parë, partitë e opozitës ishin paralajmëruar nga SHBA, se nëse do të kishte konflikte ditën e zgjedhjeve, ata do të shpalleshin organizata të dhunshme, çka do sillte pasoja të rënda për PD dhe LSI nga aleatët më të rëndësishëm të Shqipërisë.
Kjo solli që zgjedhjet e 30 qershorit të mbaheshin në një proces pa incidente, e ndërsa Ilir Meta vazhdonte të këmbëngulte se ligjërisht, zgjedhjet janë me 13 tetor.
Sipas Ilir Metës, ditën e sotme shqiptarët do të ishin duke votuar, por kjo dielë është një ditë si të gjitha ditët e tjera, përveç Maratonës që po mbahet në Tiranë.
Në një kohë që Komisioni i Venecias, e tha e zeza mbi të bardhë, se Meta i kaloi kompetencat për shtyrjen e zgjedhjeve, një ditë më parë, në heshtjen elektorale të imagjinuar, Presidenti bashkë me Çim Pekën, gazetarin e pavarur, dhe humoristin Bes Kallakun, u shfaqën duke pirë birra dhe duke luajtur futboll në plazh.
TA PROVOJE DIKUSHI TE HAPE GOJE PER ZGJEDHJET E 13 TETORIT LLESHI KA MARRE URDHER NGA RAMA SE DO PERFUNDOJE NE BURG ME AKUZE RREZIMIN E RILINDJES SE RAMES ME VOTEN E POPULLIT
PërgjigjuPo mbajne vendin peng kto horra.....kane 30 vjet qe e kullosin pa i hy ferre ne kembe,po bejne ca te duan me ket popull
PërgjigjuShijoje jeten edhe ca kohe shoku kumandar president me fatlum ne historine e Kombit Pse jo sot eshte data e 13 Tetorit per zgjelljet qe ka dhene urdher Kopuku president Por cfare ndodh ,bariu i Skraparit tregon talentin e tije me top se cfare ka arritur ai edhe pas zgjelljeve or pas anullimit te tyre Nuk ka shkelur kushetuten per Democracy ,por kushtetuten per Komunizem dhe Ndershmeri ,Behu edhe kete rralle i gjalle ,Neser dite e Re
PërgjigjuPo ku po mbahen "zgjedhjet e 13 tetorit President!".President!Pse ende qendron ne ato zyra?!pse mendon se je ende Prasident!Vertet asnje kuptim as formal e as permbajtesor e politike,nuk e ke, te jesh aty ku je!?
Përgjigju