Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj për abuzime me pronat në bregdet, menjëherë u kthye vëmendja te mundësia e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme lokale në këtë bashki. 

Edhe pse vetë Pjerin Ndreu nuk e konfirmoi kandidimin e tij as tani e as në 2019, përsëri qytetarët lezhjanë kanë projektuar një përballje mes Fran Frrokut që aktualisht është në arrest shtëpie dhe deputetit socialist Pjerin Ndreu. 

Siç dukër diferenca ka qenë e ngushtë dhe angazhimi i të dyja palëve maksimal. 

Por ajo që bie në sy është se po të klikosh mbi ata që kanë votuar Frrokajn gjenden emra të çuditshëm, kryesisht të huaj me asnjë lidhje të dukshme apo të qartë me Shqipërinë apo Lezhën. 
Nuk mund të thuhet me saktësi se si ata kanë marrë pjesë në sondazh, por mund të themi se Lezha e ka nisur matjen e forcave përpara të tjerëve.

Sondazhi në Facebook ndërmjet Fran Frrokajt dhe Pjerin Ndreut

 

Shumë prej votuesve të Frrokajt rezultojnë profile me emra shtetasish të huaj