Meta nuk fton opozitën për konsultime për zgjedhjet lokale, propozon 27 shkurtin ose 6 marsin: Basha të flasë me Taulant Ballën

TIRANË-Më 27 shkurt ose me më shumë mundësi të dielën pasardhëse atë të 6 marsit shqiptarët rezidentë në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e tyre të bashkive, pozicione vakante për arsye të ndryshme.

Për të ndarë se cila do të jetë data Presidenti Meta kishte thirrur sot në një bisedë kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Meta për mediat tha se nuk do të thërrase partitë politike për konsultim. Sipas tij duke qenë se do t'i japë kohë maksimale dhe kjo opozitës i intereson nuk ka pse i thërret për të biseduar.  Përgjigjen për këtë e mori pak orë më pas nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili shkroi se 'nuk çuditet nga komunikimet e  Trekëndëshit të Bermudës'.

Nga ana Presidenti tha se nuk ka ftuar Partinë Socialiste për bisedime por përfaqësuesin e mazhorancës në Kuvend, për të diskutuar mbi disa kuptime të ndryshme të ligjit për datën e zgjedhjeve, që mund të bënin një diferencë me 1 javë.

Taulant Balla është paraqitur në Presidencë me deputetin tjeter Arben Pëllumbi. Balla nënvizioi se Meta ka propozuar që data e zgjedhjeve të jetë 6 marsi, ndërkohë që nuk la pa e thumbuar Presidentin kur tha se 'besoj se e ka kuptuar që deri tani ka shkelur Kushtetutën pasi zgjedhjet duhet të ishin bërë me kohë'. 

Socialistët janë shprehur gati për një përballje të parakohshme elektorale lokale me demokratët në 6 bashki. Deri para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta pati refuzuar të dekretojë një datë për zgjedhje në ato bashki, të cilat humbën kryetarin rrugës, pasi nuk pranonte të njihte 30 qershorin. 

Datën 6 mars e ka kërkuar edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, i cili thotë se në një bisedë me Presidentin i ka kërkuar sa më shumë kohë të ishte e mundur.

Pritet që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme lokale në Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja që drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndrojë në detyrë, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar. Durrësi dhe Dibra mbeten pa kryetar për shkak se Dionis Imeraj dha dorëheqjen, ndërsa një deklaratë e pamenduar gjatë tërmetit të nëntorit 2019 do i kushtonte mandatin kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako. Ndarja nga jeta e Haxhi Memollës la pa kryebashkiak të zgjedhur Rrogozhinën.

VAKANCAT NË BASHKI:

SHKODËR: Valdrin Pjetri, për shkak të dekriminalizimit; vakant që prej datës 15 gusht 2019

VORË-Agim Kajmaku, për shkak të dekriminalizimit, vakant që prej datës 1 nëntor 2019

DURRËS: Valbona Sako, për shkak të dorëheqjes; vakant që prej datës 1 dhjetor 2019

DIBËR Dionis Imeraj, Dibër, dha dorëheqjen pasi kandidoi për deputet; vend vakant që prej datës 8 mars 2021

RROGOZHINË-Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta; që prej datës 22 shkurt 2020

LUSHNJË: Fatos Tushe, u shkarkua nga Qeveria, pasi u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion, vakant që prej datës 7 korrik 2021

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
Celibashi: I kërkova Metës datën 6 mars për zgjedhjet! Na jep më shumë kohë

1620312240_covercelibashi2.jpg

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, në një postim në rrjetet sociale ka nënvizuar se gjatë  bisedës me Presidentin e Republikës i ka kërkuar datën 6 mars si datë për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.

"Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki.  Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor", ka shkruar Celibashi.

Ora 14:41
'Brinjët e Trekëndëshit të Bermudës konsultohen çdo ditë', Presidenca për Bardhin: Ç’na polli belaja me këtë

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili tha se caktimi i datës së zgjedhjeve ishte një tregues i bashkëpunimit të "Trekëndësishit të Bermudës".

"Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe", tha  Blushi.

Ora 14:20
Meta i përjashtoi nga bisedimet për datën e zgjedhjeve, reagon Bardhi: Asnjë habi! Brinjët e Trekëndëshit të Bermudës konsultohen çdo ditë

1640003028_BARDHI1.jpg

Partia Demokratike nuk habitet nga fakti që nuk është thirr nga Presidenti Meta për tu konsultuar për zgjedhjet e ardhshme të pjesshme vendore.

"Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i radhës para kamerave", shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një postim në Instagram.

 

Ora 13:28
Pse nuk thirri opozitën për konsultime? Ironia e Metës: Taulanti është i madhërishëm, edhe i shumicës edhe i pakicës

 

Presidenti Ilir Meta është shprehur se ai do të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkitë pa kryerat do të lë afatin maksimal që ia lejon ligji, prandaj thotë se nuk e ka pasur shqetësim se opozita do e bojkotojë. "Asnjë opozitë nuk shqetësohet se i i dhamë më shumë kohë për t'u përgatitur", tha Meta. Në një kohë kur ka akuza për bashkëpunim Rama-Basha, Meta nuk i ka kursyer ironitë duke e cilësuar Taulant Ballën si përfaqësues i të dyve.

"Mora garancinë nga Balla është i gatshëm për të hyrë në zgjedhje dhe mirëkuptojnë datën dhe prekopumin e KQZ, për qoftë edhe një ditë më shumë, nuk ka pasur konsultim me partitë, por me përfaqësuesit e shumicës. Kam pasur vetëm një shqetësim mos i bojkotonte shumica. Opozita nuk mund të ankohet nëse i jep një ditë më shumë ose një javë kohë për t'u përgatitur në zgjedhje, se në raste të tilla forca në pushtet. Taulant është i madhërishëm, edhe i shumicës edhe i pakicës", tha Meta.

Ora 13:21
Zgjedhjet e pjesshme, Meta: S'kam ndërmend që të bëj konsultime me partitë politike për datën

 

Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se nuk do të konsultojë me partitët politike për datën në zgjedhjet e pjesshme për kryetar. Ai tha se fjalën e fundit e ka KQZ, ndërkohë që zbuloi edhe 2 datat e propozuara.

"S'ka arsye për konsultim me partitë politike, po të kishte do i bëja ftesë kryetarit të partisë ose sekretarit të përgjithshëm. 27 shkurt dhe 6 mars, Meta jep një datë dhe më e rëndësishme është KQZ se ajo do merret me orgasnizimin e zgjedhjeve", tha Meta.

Ora 13:18
Meta: Nuk ka pasur konsultim me partitë por thjesht bisedë me shumicën! Do lë 45 ditë kohë se bëhet fjalë për 6 bashki

 

Presidenti Meta pas takimit me Taulant Ballën doli në një prononcim për mediat dhe shpjegoi se sipas tij nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare për konsultim për partitë politike por ishte një kërkesë për sqarim me Ballën për shkak të afateve ligjore.

"Nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare për asnjë forcë politike. Për të zgjidhur këtë çështje një herë e mirë ju i dini iniciativat e mia si me KQZ, si me Qeverinë, si me Kuvendin. Nga të gjithë veprimet kam komunikuar me këto institucione, dhe njëkohësisht me Gjykatën Kushtetuese për çështjen e  Lushnjës, për të cilën presim përgjigje përfundimtare brenda ditës së sotme. Nuk ka pasur ofertë për Partinë Socialiste. Sigurisht që ka pasur një kërkesë informale për një konsultë me kryetarin e shumicës në Kuvend, i cili është z. Balla, meqenëse kemi pasur disa dilema të interpretimit të ligjit për datën e zgjedhjeve. Qëllimi im ka qenë që të jap kohën maksimale të 45 ditëve që nuk ka të bëjë me forcat politike por edhe me përgatitjen e procesit pasi bëhet fjalë për 6 njësi që fillojnë në Theth dhe mbarojnë në Lushnjë! Këshilli i Ministrave më njoftoi dje, Gjykata Kushtetuese maksimumi e sjell nesër", tha Meta.

Ora 12:55
Balla: Meta na tha se zgjedhjet të bëhen me 6 mars! Besoj e ka kuptuar që deri tani ka shkelur Kushtetutën

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se Meta ka propozuar që data e zgjedhjeve të jetë 6 marsi.

"Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar në secilën prej bashkive brenda afatit 45 ditor. Për ne nuk ka asnjë datë, data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta. Nga ana e Presidentit të Republikës jemi informuar me institucionet për zgjedhjet  e pjesshme 6 mars, duke marrë në konsideratë këto afate. Shkeljet kushtetuese të konstatuara këto 2 vite nuk duhet të kishin ndodhur dhe zgjedhjet të ishin mbajtur. Ne kemi qenë në anën e duhur të historisë dhe të respektimit të Kushtetutës. Besoj se edhe Meta e ka kuptuar se deri tani ka shkelur Kushtetutën", tha Balla.

I pyetur nga gazetarët pse nuk ka asnjë të ftuar nga opozita për konsultim, Balla tha se

" Pyesni presidentit dhe ai duhet të ketë një përgjigje për këtë, nuk më takon mua.  Kandidatët gati? Tani kemi ardhur për këtë çështje, PS ka qenë gjithmonë gati, për ne Kushtetuta dhe Ligji janë mbi të gjitha".

Sipas tij nëse do të ketë zgjedhje në 6 Bashki apo vetëm 3 siç njofton KQZ kjo është një çështje që është në juridiksionin e leximit nga ana e presidentit.

"Zgjedhjet në Shkodër duhet të ishin zhvilluar në shtator të 2019. Kemi kthyer përgjigje Metës për bashkitë që s'kanë kryetar? Pyesni institucionet përgjegjëse", tha Balla.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zgjedhjet: 19/01/2022 21:16

    Po luan kartat e fundit,ku te kapet,qe te behet udheheqes. Gjithe cepanaket ketu i prure, kokekatrore si puna jote i ke, nuk behesh me mire udheheqesi atyre, se vetem ata te mbajne si te mencur ty,se te gjjthe jane budallenj, kazmaxhinj, ne krye te atyre dukesh "i nderuar,por i dhjere"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!