Pas dekretimit të datës 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale partitë kanë nisur të diskutojnë emrat e kandidatëve të mundshëm. Në Dibër, ndonëse ende nuk ka një vendim zyrtar, mësohet se PS do të kandidojë kryetarin aktual të komanduar Shkëlqim Murrja.
Edhe në Durrës socialistët do të kandidojnë Emirjana Sako e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares, si e komanduar.
Ndërkohë kampi blu për shkak të përplasjeve Basha-Berisha për drejtimin e PD do të hyjë në zgjedhje e përçarë. PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha do të kandidojë në Durrës Luan Hotin, aktualisht kryetar i degës nga ana tjetër. Ndërsa burime pranë grupit të Berishës thanë se do të kandidojnë, Ardian Mukën.
Ndërkohë për Bashkinë e Shkodrës, socialistët do të futen në garë me kandidaten Majlinda Angoni, e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektës. Ndërsa ende nuk dihet nëse do të rikandidojë Voltana Ademi, e pozicionuar krah Berishës.
Në Lushnjë socialistët pritet të kandidojnë kryetaren aktuale Eriselda Sefën, e cila u komandua në post pas arrestimit për korrupsion të Fatos Tushes. Ndërsa ende nuk dihen kandidatët e PD-së.
Më Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër.
SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.2%
-
Jo
19.2%
-
Ndoshta
10.6%
Vota total: 697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, 8 parti për 2 kandidatë! PS garon e vetme, PD me koalicion partish opozitare
22 Korrik, 11:08
-
Moti i pazakontë, reshje të dendura shiu në Bulqizë (VIDEO)
20 Korrik, 16:21
-
Opozita bojkoton sërish komisionin e Dezinformimit! Braçe: Strategji kombëtare për ndalimin e ndërhyrjeve të huaja
17 Korrik, 13:34
-
Rama: Sulm i organizuar për goditjen e turizmit, Vlora e Saranda rritje absurde çmimesh! Bashkitë do përfshihen në procesin e legalizimit, prioritet banesat
17 Korrik, 07:26
-
Bora Muzhaqi nga Dibra dhe Korça: Vijojmë konsultimet për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit
16 Korrik, 11:17
-
3 vatra aktive zjarri, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët në Klos, Dibër dhe Përrenjas
15 Korrik, 21:19
-
PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë
15 Korrik, 09:58
-
Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në fshatin Fushë-Çidhën, Dibër
14 Korrik, 12:07
-
Dibër/ 29-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin
14 Korrik, 12:02
-
Shuhet zjarri në Delvinë, vijon pranë liqeneve të Lurës, flakët kanë përpirë pyllin me pisha! Ushtria e zjarrfikëset në vendngjarje
13 Korrik, 11:18
-
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Shuhen flakët në Dropull! Vazhdon operacioni pranë liqeneve të Lurës
12 Korrik, 18:15
-
Qeveri teknike? Vjen reagimi i parë nga PS, deputeti Metaj për Report Tv: S'kemi kohë për kapriçot e opozitës
12 Korrik, 17:40