Zgjedhjet e përsëritura në Turqi/ Kandidati i partisë së Erdogan humb sërish

Zgjedhjet e përsëritura në Turqi/ Kandidati i partisë së Erdogan humb sërish

Kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu triumfoi përballë kandidatit nga partia e Erdogan, Binali Yıldırım. Imamoglu mori 54% të votave, ndërsa rivali i tij, ish kryeministri Binali Yildirim, 45.1% , ndërkohë që janë numëruar deri më tani 99% e fletëve të votimit.

Yildirim ka pranuar humbjen duke përgëzuar kundërshtarin dhe uruar atij fitore.

"Unë e përgëzoj dhe i uroj suksesin", tha Yildirim, pak pasi u bënë publike rezultatet e para. Nga ana tjetër, këtë fitore, Imamoglu e ka cilësuar si një fillim të ri për Turqinë.

Imamoglu, i cili është anëtar i opozitës kryesore të Partisë Republikane Popullore (CHP), tha se fitorja e tij shënoi një "fillim të ri" për Turqinë.

"Nuk ishte një grup apo parti e vetme, por e gjithë Stambolli dhe Turqia që fituan këto zgjedhje", tha ai duke shtuar se ishte gati të punonte me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për të zgjidhur problemet me të cilat përballet Stambolli.

Zyrtarët e zgjedhjeve vendosën të anulojnë rezultatet e votimit të parë në mars, pasi partia qeverisëse e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e Erdoganit pretendoi se kishte pasur raste të manipulimit të votave dhe korrupsionit. Në zgjedhjet e para, Imamoglu fitoi vetëm 13,000 vota ose 48,8%, krahasuar me 48,5% të Yildirim. Kjo është një "shuplakë" e fortë për partinë e presidentit Erdogan, i cili ka humbur një nga Bashkitë më të mëdha në vend.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale