Zgjedhjet e ‘Rithemelimit’, debati në Report Tv, Hoxha: Çdo demokrat i mirëpritur! Seferi: Ftesa informale, ky proces është fals! Platforma e Alibeajt zgjedhja e duhur

Në një kohë kur procesi i zgjedhjeve nga “Rithemelimi” po zhvillohen në 6 degë të tjera gjatë ditës së sotme, kundërshtimet dhe akuzat si antikushtetues vijojnë nga “pala” tjetër. Në Studion e Report Tv një debat është zhvilluar edhe mes anëtarit të “Rithemelimit” Indrit Hoxha, përgjegjësit për procesin e zgjedhjeve në degën Nr. 8 në Tiranë dhe kryetarit aktual të degës, Pllëmb Seferi.

Hoxha teksa po fliste për mikrofonin e Report Tv lidhur me ecurinë e zgjedhjeve, tha se ky proces nuk ka për qëllim përcarjen, por bashkimin, duke theksuar se ka ftuar të marrë pjesë edhe Seferin.

“Refuzoi termin palë, këtu ka vetëm demokratë nuk ndahen në të Bashës dhe Berishës. Dega numër 8, jam munduar të afroj çdo demokratë që është larguar gjatë 8 viteve, si edhe para këtyre 8 viteve.Kam për detyrë të ftojë çdo demokrat. Dera e PD është e hapur për çdo person, edhe për Seferin që ka kontribute përgjatë kohës që ka qenë në krye të degës.”, tha ai.

Nga ana tjetër Seferi i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” e kundërshtoi këtë pretendim të Hoxhës, duke thënë se kishte marrë vetëm një telefonat për kafe dhe jo një ftesë zyrtare, sic duhet të ishte në këtë rast. Ai theksoi se ky proces jo vetëm që nuk i bashkon palët, por e thellon përçarjen mes tyre.

“Kam patur një telefonat, kam patur një ftesë për një takim infromal. Ka qenë ftesë për bisedë, ka qenë informale jo zyrtare. Ai po thotë që s’ka palë, por a vjen edhe po dallohen më shumë. Jam përgjigju që ky nuk është formati për të zhvilluar një bisedë.”, u shpreh ai.

Anëtari i “Rithemelimit”, në fund të lidhjes së tij me studion e Report Tv, e ftoi Seferin të japë kontributin e tij për PD.

“E ftoj Seferin, i takon të kontribuojë. Kemi shumë punë, objektivi jonë duhet të jetë fitorja e bashkisë së Tiranës, çdo gjë tjetër sheshohet rrugës. Kemi lindur si forcë e lirë, jo si PS që nuk zhvillon prej 16 vitesh zgjedhje të brendshme.”, tha ai.

Kryetari aktual i njësisë Nr.8 në Tiranë, sqaroi se nuk e njeh këtë proces që po zhvillohet nga ‘Rithemelimit”, pasi sipas tij është fals dhe anti-statutor.

"Unë jam kryetar i degës, e gëzoj këtë mandat në sajë të besimit të demokratëve të zonës. Para disa ditësh zhvilluam një takim me kryesinë e degës 8, kanë lëvizur rreth 5-6 anëtarë. Kryesia është solide në qëndrimin e saj. Ky proces është fals, anti-staturo, i njëanshëm. Vetëm e thellon përçarjen, përtej sloganeve dhe dëshirave. Këtu po luhet me parimin e faktit të kryer. Sot isha në zyrë dhe erdhën njerëz më thanë që i marrin në telefon i thonë pse nuk erdhe të votosh, i bëjnë presion.", tha Seferi. 

“Bashkimi nuk është i vështirë”, ky ishte mesazhi “pozitiv” që dha Seferi në studio, duke thënë se krerët e PD duhet t’i thërrasin mendjes. Ndërkohë i pyetur për platformën e Alibejat, ai tha se është zgjedhja më e mirë e mundshme.

“Platforma e Alibejat është më e mira e mundshme që mund të ofrohej për PD.  Bashkimi nuk është e vështirë, por krerët lartë duhet t’i thërrasin mendjes.”, tregoi ai. 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë