
Në degën e PD-së në Krujë, mes 5 kandidaturave, kryetar është zgjedhur Xhevair Bilja, me 41% të votave. Ndërsa në Tiranë, dega 14, kryetar është zgjedhur Besim Kuka, me 78% të votave.
‘Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega 14 Tiranë dhe PD Krujë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Komisionet e Votimit shpallën: Kryetar i PD Dega 14 Tiranë, z. Besim Mexhit Kuka me 78% të votive. Kryetar i PD Krujë, mes 5 kandidaturave, z. Xhevair Sali Bilja me 41% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.’- njofton Rithemelimi.
Lajmi kryesor:
Në listën e votuesve anëtarë të partive të tjera, anulohen zgjedhjet për kreun e Bulqizës, 'Rithemelimi': Kandidatët nuk ranë dakord! Zgjidhen kryetarët e degëve Maliq, Belsh, Vorë, Krujë e Tiranë dega 14











