Zgjedhjet, emrat për kreun e
Partisë Demokratike në qarqe

Zgjedhjet, emrat për kreun e<br />Partisë Demokratike në qarqe
TIRANE - Fushata për zgjedhjet e krerëve të PD në qarqe pritet të startojë pas mesit të muajit shtator. Në qendër të goditjes do të jenë të gjithë ata drejtues të degëve të PD që në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, shënuan një rezultat humbës përballë të majtës së drejtuar nga Edi Rama. Dhe për më tepër në këtë rast, kreu i PD Lulzim Basha ka shansin dhe mundësinë që të vendosë në krye të degëve të PD në të gjitha qarqet njerëzit mbështetës të tij, duke e shtrirë dominancën nga qendra në bazë, përballë rivalëve brenda kupolës blu.

Mësohet se vetëm katër kryetarë qarqesh të degëve të PD pritet të mos preken. Ata janë kryetari i PD për qarkun e Korçës Andrea Mano, kryetari i PD për qarkun e Elbasanit Luçiano Boçi, kreu i PD për qarkun e Kukësit Ibsen Elezi e kreu u PD për qarkun e Lezhës Pashk Noci. Këto drejtues vendorë kanë shënuar rezultat pozitiv më 23 qershor, duke mbajtur të njejtët deputetë apo të njëjtat vota me zgjedhjet paraardhëse me gjithë konsumimin nga pushteti të mazhorancës së djathtë.

Janë në dyshim kreu i PD për qarkun e Vlorës, Ardian Kllozi, kreu i PD për qarkun e Tiranës Aldo Bumçi që mund të bëhet nënkryetar i PD e kryetar i grupit parlamentar dhe që mund të zëvendësohet me ish-prefektin Keltis Kruaja, aktualisht numri dy i kësaj partie, si dhe ai i qarkut të Gjirokastrës, Altin Çomo që për efekt të kohës së shkurtër në drejtim të kësaj dege ndoshta i lihet sërish një mundësi që të shprehet.

Ndërsa drejtuesit e tjerë të PD në qarqe, nuk do të kenë asnjë shans për të garuar për postin e kryetarit. Kështu, pritet të largohet Igli Cara, drejtues i Qarkut Durrës dhe në garë janë Ardian Muka dhe Oerd Bylykbashi. Pritet të largohet Arenc Berati drejtues i Qarkut Berat e në garë mendohet ish-deputeti Lefter Maliqi. Ikën Astrit Bushati drejtues i Qarkut Shkodër në garë janë Lorenc Luka kreu aktual i bashkisë, Xhemal Bushati anëtar këshillit bashkiak, Maxhit Cungu Kryetar i Këshillit dhe Ernest Kiri drejtor i rrugëve.

Do largohet dhe Bedri Hoxha drejtues i Qarkut Dibër, ku në garë është Ilir Krosi ish kryetar bashkie dhe Naim Gazidede. Ikën dhe Admirim Shehu drejtues i Qarkut Fier që pritet të zëvendësohet nga fituesi i garës mes Ilir Bele ish kandidat për kryetar bashkie e Luan Baçe kryetar i patentave Fier. Këto janë kandidaturat e mundshme deri më tani dhe pritet që deri në mesin e shtatorit të ketë ndoshta dhe kandidatë të rinj, që do të mbështeten nga grupe të caktuara në PD.
 
KANDIDATËT
 
Tiranë
Aldo Bumçi
Keltis Kruja

Shkodër
Xhemal Bushati
Lorenc Luka
Maxhit Cungu
Ernest Kiri
 
Lezhë
Pashk Noci
 
Korçë
Andrea Mano
 
Gjirokastër
Altin Çomo?
 
Elbasan
Luciano Boçi
 
Vlorë
Ardian Kollozi?
 
Kukës
Ibsen Elezi
 
Fier
Ilir Bele
Luan Baçe
 
Berat
Lefter Maliqi?
 
Dibër
Ilir Krosi
Naim Gazidede

Shkirimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.09.2013
Redaski Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit