Zgjedhjet greke, tregjet
botërore ende ”nuk binden"
Bursat e gjithë botës, si dhe euro, kanë marrë frymë lirisht ditën e hënë, menjëherë pas konfirmimit të fitores së forcave politike pro-euro në Greqi.
Bursat e gjithë botës, si dhe euro, kanë marrë frymë lirisht fillimisht ditën e hënë, menjëherë pas konfirmimit të fitores së forcave politike pro-euro në Greqi, por euforia u shua shumë shpejt. Që prej një muaji, nuk ishin vënë re shenja të tilla pozitive, si për shitblerjen e aksioneve, ashtu edhe valutën e përbashkët evropiane. “Situata globale ka ndryshuar tanimë dhe perspektiva e një ‘Dhrahmageddon-i’ është eliminuar,” tha Fumiyuki Nakanishi, menaxher i përgjithshëm i investimeve dhe kërkimit në SMBC Friend Securities të Tokio-s.
Megjithatë, bursa e Milanos “rrëshqiti” në minus 2%, ndërkohë që ka ende dyshime në se do të jetë e mundur të krijohet në Athinë një qeveri koalicioni jetëgjatë. Disa burime venë në dukje se fati i eurozonës tashmë duhet të vendoset në Spanjë, pika e dobët tjetër e Europës.
Takimi i G-20Rezultati i votës në Greqi, që ka hyrë tashmë në vitin e 5-të të krizës, forcoi bindjen se ky vend dëshiron të vazhdojë të qendrojë në eurozonë. Ministrat e Financave të 20 vendeve që vendosin fatet e ekonomisë së globit, të mbledhur në meksikë, hërtuan dje një komunikatë të përbashkët, ku theksohej se monitoruesit ndërkombëtarë do të rikthehen në Athinë menjëherë pas krijimit të një qeverie të re në vend, për të shkëmbyer mendime lidhur me zgjidhjen e krizës në periudhën vijuese.
Në këtë takim marrin pjesë edhe presidentët apo kryeministrat e këtyre 20 vendeve, ku veç atyre të zhvilluara marrin pjesë edhe Kina, India, Brazili, Rusia dhe Afrika e Jugut, vende emergjente, pesha e të cilëve po ndihet gjithnjë e më shumë në ekonominë globale. Ata do të vendosin në se do të jepet OK për një fond prej 430 miliërdë dollarësh si “barrierë” për të penguar përhapjen e krizës në vende të tjera, nga ato të prekura tashmë. Ky fond do të administrohej nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.2%
-
Jo
55.7%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 273
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve
25 Nëntor, 10:23
-
Ndahet nga jeta mjeku onkolog Agim Karaj
25 Nëntor, 10:14
-
Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant
25 Nëntor, 10:14
-
Lufta/ Sulm me raketë ruse në rajonin Kharkiv, 13 të plagosur
25 Nëntor, 10:01
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
25 Nëntor, 09:41
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor, 09:39
-
Pesë net ‘roje’ për të vrarë ndërtuesin! Polici u fsheh në shkallët e një hoteli, refuzon të japë deklarime! I vëllai mohon të ketë lidhje me ekzekutimin e Eduart Reçit, pamjet zbuluan vrasësit
25 Nëntor, 09:17
-
Mosha e mesme në Shqipëri, më e palumtur se në vitet 2006-2010
25 Nëntor, 09:11
-
Media izraelite: Netanyahu gati të pranojë armëpushimin në Liban
25 Nëntor, 09:08
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes
25 Nëntor, 09:06