Situata politike 3 ditë para zgjedhjeve, Kim dhe Soreca shkojnë në KQZ

Ndërsa na ndajnë dhe 3 ditë nga zgjedhjet parlamentare, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadori i BE Luigi Soreca kanë vijuar takimet intensive me institucionet që garantojnë lirinë e votës dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ambasadorja Kim ka qenë fillimisht në SPAK ndërsa tani në KZQ. Aty ndodhet edhe ambasadori i BE Luigi Soreca. Më parë Kim shkruajti në tëitter se do të takohet edhe me shefin e SPAK, Arben Kraja, ku në qendër të diskutimeve do të jetë procesi zgjedhor i 25 prillit. SPAK është edhe organi kompetent për të hetuar krimet zgjedhore. Më 19 prill, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim është takuar edhe me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Këto takime vijnë edhe pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi në kuadër të fushatës elektorale.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro