Zgjedhjet/ KQZ regjistron 10 partitë e para dhe 2 kandidatë të pavarur

Kur duhen më pak se 80 ditë nga zgjedhjet në KQZ po ndërmerren hapa konkretë në drejtim të 25 prillit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë sot 10 partitë e para të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Po sot, KQZ pranoi sot të autorizojë mbledhjen e firmave për dy kandidatë të pavarur.

Jozefina Topalli me partinë Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike janë të parat që kërkuan regjistrimin si subjekte politike.

Partitë e regjistruara:

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet        Shpëtim Idrizi

Bindja Demokratike                                        Astrit Patozi

Lëvizja për Ndryshim                                      Jozefina Topalli

Lëvizja Demokratike Shqiptare                 Myslym Murrizi

Ora e Shqipërisë                                               Zef Shtjefni

Aleanca Demokratike Shqiptare                         Eduart Abazi

Lëvizja e Legalitetit                                          Shpëtim Axhani

Balli Komëtar                                                    Adriatik Alimadhi

Partia Emigracioni Shqiptar                            Kostaq Papa

Partia e Reformave Demokratike                   Krenar Rryçi

Kandidatët e pavarur

Pal Shkambi                                                      I pavarur, Shkodër

Plarent Aleksi                                                   I pavarur, Berat

Partitë më të mëdha politike, PS, PD dhe LSI ende nuk janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Afati i fundit është deri në 14 shkurt.

Më herët partitë opozitare që dogjën mandatet, tërhoqën në KQZ autorizimin për të mbledhur 5 mijë firmat e nevojshme për tu regjistruar.

Ndonëse dy deputetët e opozitë parlamentare, Korab Lita dhe Gjetan Gjetani u vetëofruan për tu regjistruar për PD dhe LSI, kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga opozita e bashkuar, me argumentin se nuk i njohin deputetët e rinj të Kuvendit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Votues: 05/02/2021 12:47

    Rryca e Shtjefna,?? Keta do e rregullojne Shqiperine?? Pika qe su bie..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë