Zgjedhjet lokale 2023, Alibeaj paralajmëron se do të dalë me kandidatin e tij: PD ka strukturat e saj! Do mundim Ramën me të gjithë shqiptarët e ndershëm

Në zgjedhjet vendore të 2023, demokratët rrezikojnë të përsërisin skenarin e 6 marsit, ku përcarja brenda partisë prodhoi një rezultat të dobët për të dy palët. Përballë primareve me të cilat Sali Berisha do të zgjedhë kandidatët e Rithemelimit për garën e bashkive, Alibeaj paralajmëron se do të dalë me kandidatin e tij.

“Armiku kryesor është Rama, bazuar në moral, konsistencë e koherencë të qendrimeve politike kjo është mënyra më e mirë. Si mundet Edi Rama? Me gjithë shqiptarët e ndershëm, të punës të cilëve u është rënë në qafë, zëri i të cilëve asnjëherë nuk ka kumbuar. PD ka strukturat e saj, modusin e saj të përcaktuar në statut e rregullore, për këto përgjigjem unë”, tha Alibeaj.

Ftesës së grupimit të drejtuar nga Berisha, i përgjigjet me një tjetër ftesë.

“Është momenti tani që të gjithë strukturat e PD, të bëhemi gati për atë që është një nga misionet kryesore tona, përballja me procesin zgjehdor local ku janë të ftuar të gjithë strukturat e PD”, tha Alibeaj.

 E në kushtet kur asnjëra nga palët në PD, nuk njeh tjetrën si drejtuese, demokratët zgjidhjen e ngërçit e kanë nisur te gjykata, e cila ende nuk e ka thënë fjalën e fundit se kujt i përket e drejta shohin për të regjistruar në KQZ kandidatët nën logon zyrtare të Partisë Demokratike.

Nën drejtimin e Berishës, PD e Rithemelimit e përcaktoi të shtunën stretegjinë për zgjedhjen përmes primareve të kandidatëve për kryetar bashkish, ndërsa aleatët bëjnë thirrje që opozita të dalë me vetëm një kandidat, pasi në kushtet kur drejtojnë vetëm 1 nga 61 bashki të vendit, fitorja ka pak gjasa të ndodhë.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka folur edhe për amnistinë fiskale duke thënë se grupi parlamentar ka qëndrim të unifikuar për të, po ashtu dhe pasaportat e arta.

Sipas tyre, këto nisma të qeverisë që i hapin rrugë kriminalitetit në vend.

“Është e papranueshme për ne amnistia fiskale, ky është qëndrimi ynë i unifikuar. Po ashtu të njëjtin qëndrim kemi për pasaportat e arta, kjo është shitja e nënshtetësisë shqiptare,” tha Alibeaj.=

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 03/10/2022 21:13

    O lumadh me cfar do temu desh Ramen ti me Gazmend Bardhin dhe Tabakun ! Ja humor dhali

    Përgjigju
  • Enke: 03/10/2022 19:32

    Dolen kta te shportes se karavidhjeve

    Përgjigju
  • Migi: 03/10/2022 19:31

    Alibea suma vogel sa simpatik esht

    Përgjigju
  • Gledis: 03/10/2022 16:52

    Rrini rri i hani naj her ju hahaha

    Përgjigju
  • Igli: 03/10/2022 16:52

    Sa nuk e duroj dot kte kur flet vec brockulla

    Përgjigju
  • anja: 03/10/2022 15:41

    i erdhi zeri ketij tani pasi mbrojti lulin

    Përgjigju
  • arber: 03/10/2022 15:40

    po kush pd se nuk e dim se cili ju drejton

    Përgjigju
    • Ori qe ta cori.: 03/10/2022 16:18

      Ju do fitoni kur te hypi mushka ne fik.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit

'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit