Bilali për zgjedhjet lokale: PS ofron alternativën më të mirë për Shkodrën, do vijojë zbatimi i projekteve të nisura

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj, duke thënë se Partia Socialiste gjithmonë është përpjekur të fitojë bashkinë e Shkodrës por theksoi se vështirësia qëndron në faktin se qytetarët shkodranë e lidhin PS-së me komunizmin.

E ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, ajo tha se kjo tashmë ishte një stigmë e mbetur tek qytetarët shkodranë të cilët më së shumti kanë vuajtur nga regjimi komunist në vend dhe për këtë rrjedhojë disa prej tyre nuk janë të prirur të votojnë PS-në.

“Ne kemi qenë gjithmonë seriozë për ta marrë bashkinë e Shkodrës. E rëndësishme është që qeveria të vijojë me zbatimin e projekteve që ka nisur dhe PS të ofrojë alternativën më të mirë për Shkodrën. Për pjesën tjetër të Shqipërisë komunizmi ka qenë më i butë. Gabimisht qytetarët shkodranë e lidhin PS-në me komunizmin, kjo ka mbetur një stigmë.  Për hir të antikomunizmit, merren vendime që nuk janë në interes të personave dhe të familjeve të tyre. Në fund të fundit kryetari i bashkisë, është menaxhues i punëve, ndërkohë që punët e pakryera i faturohen qeverisë”- u shpreh Bilali.

Sa i përket granteve të Start Up-eve, ministrja tha se më shumë se 50% të përfitimit e zë teknologjia e informacionit. Me të tjerash ajo shtoi se 38% të përfituesve ishin persona që ishin kthyer në Shqipëri.

“Ne propozuam një formulë që kulmoi me pasaportën digjitale. Në thirrjen e parë janë alokuar 2.3 ose 2.4 milionë euro. Ne kemi 38% të përfituesve të thirrjes së parë të cilët janë të kthyer në Shqipëri. Ky është një program nxitës që të rinjtë të qëndrojnë në vendin tonë. Ne deri tani ja kemi dalë dhe po shohim rezultatet e para të një historie suksesi. Sektorët që lidhen me teknologjinë e informacionit, zënë më shumë se 50% të përfituesve”- shtoi Bilali.  

Bilali foli edhe për ‘nomadët digjitalë’, duke zbuluar se në Shqipëri jetojnë rreth 100 persona të cilët kanë ardhur nga vende të tjera nga ku punojnë online. Ministrja e konsideroi një sukses panairin e Automotivit në Shqipëri duke thënë se kompani të ndryshme kanë investuar në vendin tonë duke hapur disa fabrika ku prodhohen pjesë për ferrari dhe mercedes.

“Pjesë për ferrarin, për FIA-n dhe Mercedezin prodhohen në Shqipëri,. Bëhet lajm më i mirë po të shohim se me çfarë politikash janë tërhequr këto kompani siç është statusi i investitorit strategjik. Sfida është rajonale, kemi Serbinë që është pararendëse se ka traditë sa i përket këtij sektori. Asnjë kompani që ka ardhur për herë të parë në Shqipëri nuk është larguar nga Shqipëria. Ka kopmani që nga një fabrikë po bëjnë fabrikë tjetër dhe po rrisin numrin e të punësuarve. Panairi i automotivit pjesëmarrja më e madhe ishte e kompanive vendase dhe aritëm të kishim marrëveshje ndërsektoriale”-tha Bilali.

Në përfundim ndërsa foli për vështirësitë kryesore të cilat hasin bizneset në Shqipëri, Bilali nënvizoi se problematika kryesore lidhej me pronat por shtoi se problematikat janë në ulje. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 30/01/2023 21:42

    Startup 20 milion për të ndërtuar faqe interneti për të shitur rroba të përdorura! Kjo është arritja më e madhe e kësaj ministreshe!

    Përgjigju
    • Arjan: 30/01/2023 23:19

      Ju shkodranet vertete disidente deri ne fund por edhe pak genjeshtare ???? lista e startupeve eshte publike, ne te nuk ka asnje platforme per shitje rrobash aq me pak te perdorura. ????

  • Shkodrani: 30/01/2023 20:00

    Me thane te drejten keto gjithcka mund te jene por vetem socialista qe nuk jane sepse nuk kane asnje politike sociale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?