Zgjedhjet lokale/ Kryemadhi nga Dibra: Do të publikojmë me zë dhe figurë se si tjetërsohen votat

Zgjedhjet lokale/ Kryemadhi nga Dibra: Do të publikojmë me zë dhe figurë se si tjetërsohen votat

Monika Kryemadhi në Dibër

DIBËR- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në Dibër.

Gjatë fjalës së saj para struktuarave, Kryemadhi ka komentuar edhe zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahem më 30 qershor të këtij viti.

Kryemadhi u shpreh se shumë shpejt do ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota nga drejtues të PS-së në rrethe të ndryshme të vendit.

Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike. Vendi është pushtuar nga kaosi dhe pasiguria. Ju keni parë në media se si Vangjush Dako komunikonte me bandat për të tjetërsuar votëne shqiptarëve. Do ketë fakte të tjera me zë dhe figurë se si drejtues të PS-së tjetërsojnë votat.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së

Akuzat e opozitës ndaj Dakos lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku kryebashkiaku i Durrësit komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas tyre, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ver Llapa: 15/11/2018 19:44

    Me ze e figure u kap Toci jot o ba""ell ke nonje mendje se na na zuri llapa ndryshk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë