Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Fushata zgjedhore fillon me 16 shtator deri 15 tetor! Diaspora ka 1 muaj kohë për të votuar

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Fushata zgjedhore fillon me 16 shtator deri 15 tetor! Diaspora ka 1 muaj kohë për të votuar

Foto ilustruese

KOSOVË- Kosova do të mbajë zgjedhjet lokale më 17 tetor të 2021. KQZ ka miratuar sot planin operacional, ku u vendos që fushata zgjedhore të fillojë më 16 shtator dhe të përfundojë me 15 tetor. Sipas njoftimit të KQZ subjektet politike kanë kohë të regjistrohen deri më 16 gusht.

Në këtë plan operacional janë të listuara të gjitha aktivitetet zgjedhore të cilat do të realizohen për përgatitjen e zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

 “Duke filluar nga dita e sotme dhe deri më 16 gusht, subjektet politike kanë afat për të paraqitur aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjeve dhe dorëzimin e emrave të kandidatëve. Pas përmbylljes së procesit të certifikimit dhe tërheqjes së shortit, është paraparë fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët. Kjo fushatë është 30 ditore, sepse kështu parashihet në ligj. Fushata zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor”, shkruhet në njoftim.

Ndërkaq, edhe emigrantët jashtë Kosovës do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet votës. KQZ njoftoi se emigrantët kanë kohë të aplikojnë nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Ndërsa do të kenë 1 muaj kohë për të votuar nëpërmjet postës, nga data 15 shtator deri më 15 tetor. 

Kjo është mbledhja e parë që KQZ mban nën drejtimin e kryetarit të ri, Kreshnik Radoniqi. Presidentja Vjosa Osmani shkarkoi më 14 qershor kreytaren e KQZ, Valdete Dakën, me pretendimin se Daka ka cënuar pavarësinë dhe integritetin e institucionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Zgjedhjet lokale, KQZ: Diaspora do të ketë një muaj kohë për të votuar me postë

Diaspora do të mund të shprehë vullnetin e saj me votë në zgjedhjet lokale që do të mbahen 17 tetor në Kosovë.

Sipas mediave kosovare, në planin e miratuar nga KQZ thuhet se afati për aplikimin e emigrantëve është nga 10 korriku deri më 18 gusht, pra 40 ditë.

Ndërkaq, votimi do të bëhet nga data 15 shtator deri më 15 tetor, dhe vota do të dërgohet nëpërmjet postës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Formula’ belge për të tejkaluar çështjen “Beleri” mes Shqipërisë dhe Greqisë! Flet ambasadori Meurice

‘Formula’ belge për të tejkaluar çështjen “Beleri” mes Shqipërisë dhe Greqisë! Flet ambasadori Meurice