Zgjedhjet lokale/ S’ka bllokadë, ja si do zëvendësohen komisionerët e PD-LSI

Zgjedhjet lokale/ S’ka bllokadë, ja si do zëvendësohen komisionerët e PD-LSI

Foto ilustruese

Vendimi politik i opozitës joparlamentare shqiptare, për të mos propozuar komisionerët zgjedhorë, nuk mund të bllokojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Kodit Zgjedhor parashikon qartësisht mekanizma zgjidhjeje në rastet kur partitë politike, për interesat dhe llogaritë e tyre, nuk ushtrojnë të drejtën për propozimin e komisionerëve.

Gjatë hartimit dhe amendimit të ligjit zgjedhor, ligjvënësit, në bashkëpunim me ekspertë të huaj, kanë parashikuar rrugëzgjidhje për të gjitha lëvizjet dhe manovrat e subjekteve politike, në funksion të goditjes dhe bllokimit të zgjedhjeve. Në rastin konkret, nëse PD-LSI nuk do të dorëzojnë emrat për anëtarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, vendet e lëna vakant do të plotësohen me komisionerë të emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pika pesë e nenit 29 të Kodit Zgjedhor parashikon që nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës.

Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje. Ndërkaq, anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike. Por, zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. E njëjta zgjidhje është parashikuar edhe për anëtarët e qendrave të votimit dhe numëruesit e votave. Pra, ligjit zgjedhor ka parashikuar një mekanizëm zhbllokues, por në çdo rast ka lënë edhe një mundësi tjetër për partitë politike që të propozojnë komisionerët deri në 30 ditë para zgjedhjeve. Në rastin konkret, PD-LSI mund të propozojnë komisionerët deri në datën 30 maji.

Zëvendësimi  

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka miratuar një muajin shkurt të 2013 një udhëzim për mënyrën e trajnimit dhe emërimit të komisionerëve në vendet e lëna vakant nga partitë politike. Udhëzimi nr. 4, datë 19.02.2013 parashikon që KQZ trajnon dhe krijon një trupë kandidatësh për anëtarë të KZA dhe qendrash votimi, për t’i emëruar gjithnjë nëse rast se kjo e drejtë nuk ushtrohet nga partitë. Konkretisht, pika 1 e nenit 2 të udhëzimit parashikon që KQZ jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve, shpall në gazetat me tirazh me të madh kombëtar si dhe në faqen e tij të internetit, interesin për të përzgjedhur shtetas të cilët janë të gatshëm të ushtrojnë detyrën e anëtarit apo sekretarit të KZAZ-së. KQZ jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve shpall interesin për të përzgjedhur shtetas të cilët të jenë të gatshëm të ushtrojnë detyrën e anëtarit apo sekretarit të KQV-së. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara në ligjin zgjedhor.

Zhbllokimi

Vendimi politik i opozitës joparlamentare shqiptare, për të mos propozuar komisionerët zgjedhorë, nuk mund të bllokojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Udhëzimi

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka miratuar një muajin shkurt të 2013 një udhëzim për mënyrën e trajnimit dhe emërimit të komisionerëve në vendet e lëna vakant nga partitë politike.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për zëvendësimin e komisionerëve të PD-LSI

1. Të gëzojnë të drejtën për të qenë zgjedhës;

2. Të kenë arsim të lartë, për pozicionin e sekretarit të jenë juristë;

3. Të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;

4. Të mos kenë marrë masë disiplinore në proceset zgjedhore të mëparshme (në rast se kanë qenë komisionerë zgjedhorë);

5. Të mos jenë deputetë ose kandidatë për deputetë në Kuvend;

6. Të mos jenë kryetarë të bashkive;

7. Të mos jenë ushtarakë, punonjës të strukturave të Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ Shtetëror;

8. Të mos jenë të propozuar nga parti politike për të qenë anëtarë apo sekretarë të KZAZ-së;

9. Të mos jenë të zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike

Udhëzimi i 2013 nga KQZ

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja