Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se deri më tani, 21 parti politike kanë dorëzuar kërkesën e tyre për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit. Celibashi zbuloi se numri i personave të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet locale të 14 majit, janë 3 milionë dhe 653 mijë persona. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 ku të drejtë vote kishin plot 3.588.869 persona, këtë vit kemi një rritje të personave të cilët kanë të drejtë vote me mbi 70 mijë më shumë.
Sa i takon procesit të njoftimit me shkrim për zgjedhësit, Celibashi tha se 21 bashki të vendit ende nuk kanë dorëzuar asnjë informacio lidhur me njoftimin me shkrim për zgjedhësit.
“21 bashki nuk kanë sjellë asnjë informacion në KQZ në lidhje me procesin e njoftimit me shkrim të çdo zgjedhësi. Në lidhje me kërkesat e partive për tu regjistruar, deri tani kanë paraqitur kërkesën për këto zgjedhje 21 parti politike dhe një komitet nismëtar për një kandidat të mbështetur nga zgjedhësit”-tha Celibashi.
Lidhur me vonesën e shpërndarjes së fondeve vjetore për partitë politike, kreu i KQZ u shpreh se nuk ndikohej nga gjyqi për lidershipin e PD-së por është vendosur që shpërndarja të bëhet pas 31 marsit kur është edhe afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë raportet e tyre financiare për vitin 2022.
“Nuk ka lidhje me çështjen e lidershipit të PD-së. Do të bëjmë shpërndarjen e fondeve pas 31 marsit, pasi kjo është data e fundit që partitë duhet të sjellin raportin financiar për vitin 2022. Kështu parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor. Do shohim nëse partitë e kanë sjellë raportin financiar apo jo. Partia që nuk e sjell këtë raport nuk do ta përfitojë këtë fond”- shtoi ai.
Teksa foli për fletën e votimit, Celibashi tha se do të jetë i shënuar edhe emri i kryetarit të partisë përkatëse politike ndërsa shtoi se po hetohej edhe denoncimi i bërë për inspektimet publike që funksionarë publikë i bëjnë së bashku me deputetë të qeverisë. Po ashtu bëri me dije se po shqyrtohej edhe denoncimi i bërë nga Partia Demokratike për aplikacionin 'Aktivisti' dhe se javën tjetër mund të ketë një përgjigjie nesë ky aplikacion shkel rregulla të kodit zgjedhor.
Pra nga 3.6 milione me te drejte vote, 1.8 jane ne Shqiperi. Nga te cilet votojne 40% ose afro 0.8, nga te cilet 50%+1 eshte organizata shtetkapese e enveristit Rama, ose jo me shume se 15% e totalit. Dhe me shume force po minon demokracine, pra garantimin e te drejtes per te zgjedhur, Rama dhe ky puftja Celibashi ne veprimet e tyre per te pamundesuar voten e zgjedhesve jashte vendit. Jo me kot sa here vijne zgjedhjet, Celibashit i "ngacmojne" piken e tij te dibet, kunatin Medi.
Përgjigju