Zgjedhjet lokale, Thaçi: Kemi
përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore

Zgjedhjet lokale, Thaçi: Kemi<br />përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është përgjigjur lidhur me vendimin që asnjë zyrtar serb mos të lejohet të hyjë në Kosovë në kohën e fushatës zgjedhore, duke thënë se vendimet e institucioneve të Kosovës kanë qenë autonome dhe se nuk ka arsye të dëmtohet procesi i ndërtimit të fqinjësisë së mirë mes dy vende tona.

Kryeministri Thaçi i ka bërë këto komente gjatë hapjes zyrtare të Universitetit Publik të Gjilanit, ku tha se ky vendim nuk do të ndikojë në ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

“ Ne kemi përgjegjësitë tona kushtetuese dhe ligjore, ka qenë një vendim i përgjegjësive individuale, ne jemi të interesuar të ketë sukses në procesin zgjedhor...dhe procesi i ndërtimit të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka asnjë arsye që të dëmtohet ”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se janë në proces të implementimit të të gjitha marrëveshjeve por që ende nuk është përmbyllur procesi i fqinjësisë së mirë dhe se gjatë dialogut pritet të dakordohen me Serbinë për aspektin e të zhdukurve, çështjen e sportit dhe çështje të tjera.

Thaçi i ka përgëzuar liderët e Serbisë të cilët po bëjnë thirrje serbëve në Kosovë për të marr pjesë në zgjedhje.

Marrë nga "Kosovapress"

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore