Zgjedhjet, mbi 5000 raste
shkeljesh, të denoncuara me sms

Zgjedhjet, mbi 5000 raste<br />shkeljesh, të denoncuara me sms
PRISHTINË - Mbi 5 000 qytetarë raportuan me sms parregullsitë që hasën gjatë votimeve sot në Kosovë. Të ndara nëpër kategori, sipas natyrës së parregullsive, një në katër votues raportoi probleme me listën e votuesve, ku dominojnë ato që tregojnë për personat e vdekur që akoma figurojnë në lista. Çdo i shtati votues ka raportuar probleme me menaxhimin e keq të vendvotimit, deri te problemet me spërkatje të gishtave e te abuzimet e shumta të komisionerëve. Ndërkaq, në orët e mbrëmjes u raportuan edhe raste të ndaljes së energjisë elektrike.

Dhe çdo i treti raportoi presione të natyrave të ndryshme mbi votuesit ose probleme në kabinën votuese, si fotografimi i votës dhe asistimi, ose më mirë të themi drejtimi i votës nga kryefamiljari. Edhe pse nuk ishte kërkuar, çdo i katërti raportoi se gjithçka ishte në rregull me votimin. Këto të dhëna vijnë nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, i cili e organizoi fushatën "Voto dhe Vëzhgo". Të gjithë sms-ët u përpunuan nga 30 operatorë, të cilët i kanë kategorizuar parregullsitë. E gjithë kjo punë është bërë në kohë reale.

Kjo është hera e parë, madje në Europë, ku votuesit raportojnë parregullsitë. Është shumë shpresëdhënës fakti që në këtë fushatë të inicuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, kanë marrë pjesë shumë institucione media dhe biznese kosovare, të cilat i ofruan shërbimet e tyre falas. Duhet përmendur në rend të parë operatorët mobil IPKO, Vala dhe Z-mobile, të cilët të gjitha shërbimet i realizuan falas. Po ashtu edhe televizionet, mediat e shkruara, ueb portalet e të tjerë iu bashkëngjitën fushatës për të cilën nuk kërkuan kompensim.

Fushata ka një relevancë të madhe, sepse arriti t'i (1) mobilizojë qytetarët që ta mbrojnë votën e tyre duke raportuar abuzimet, (2) ndikojë sadopak në parandalimin e abuzimeve, duke i qëndruar mbi kokë abuzuesve potencial dhe  (3) ngritë një strukturë problemesh dhe keqpërdorimesh të analizuara mirë me një softver adekuat të hartuar nga stafi i IPKO-së, i cili informacion do të duhej të përdorej nga grupet që do të punojnë në reformën e sistemit zgjedhor dhe do ta drejtojë këtë reformë drejt evitimit të parregullsive me të shprehura.

Për herë të parë u demonstrua se teknologjitë informative duhet futur në lojë dhe skenari i aplikuar në këtë fushatë ishte sa i lehtë aq edhe kreativ.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë