Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo gjatë një takimi elektoral në Elbasan në kuadër të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit ka deklaruar se qytetarët nuk duhet të ushqehen nga iluzionet se do të jenë të huajtë ata që do të ndihmojnë Shqipërinë.

”Elbasani është një pasuri e madhe e Shqipërisë, në kuptimin e mundësive të mëdha që ka për investime. Kemi alternativa politike të ndryshme, por ato nuk duhet të bëhen pengesë për zhvillimin e Shqipërisë. Të mos ushqejmë iluzione se do vijnë të tjerët të na ndihmojnë. Duhet të mbështetemi te rinia jonë, tek energjitë tona, tek kapacitetet tona, te profesionalizmi ynë”, deklaroi kreu i PDS-së.

Duke folur për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare, Milon nënvizoi se, “duke votuar Demokracinë Sociale keni bërë në drejtimin e duhur, një veprim që do t’iu shërbej ju si qytetar, do t’i shërbej qytetit të Elbasanit, qeverisjes së tij, por në fund të fundit, do t’i shërbej të gjithë Shqipërisë”.

Redaksia Online
(f.s/Shqiptarja.com)