MILANO- Një miting madhështor është zhvilluar mbrëmë në Milano nga koalicioni i qendrës së majtë që mbështet kandidaturën e PierLuigi Bersanit për në pallatin Chigi.
Më shumë se 30 mijë persona kishin ardhur nga të gjitha anët e Italisë për të mbështetur sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Bersani. Eventi milanez është alternuar me muzikë dhe ndërhyrje politike. I pari që mori fjalën ishte kryebashkiaku i Milanos Giuliano Pisapia i cili e cilësoi kandidatin Umbero Ambrosili si personi i duhur për të drejtuar rajonin e Lombardisë. Më pas mbajtën fjalimin drejtuar mbështetësve të tyre Nichi Vendola dhe Bruno Tabacci. Mitingu madhështor u mbyll nga PierLuigi Bersani i cili ka punuar ethshëm në fushatën e tij elektorale për të hapur një fazë të re të rimëkëmbjes së vendit, në selinë e kryeministrisë, në pallatin Chigi.
“Deri tani këmi bërë një betejë të mirë dhe skemi treguar përralla dhe nuk do t’i tregojmë. Ne kemi besimin se Italia do tia dalë mbanë, mungojnë vetëm 7 ditë për të triumfuar në zgjedhjet e 24 dhe 25 shkurtit.”- tha ai.
Mes shumë brohoritje në sheshin Duomo ka marrë fjalën edhe politikiani i moderuar i majtë Romano Prodi. Ai është pritur me duartrokitje dhe fjalë mëbështetëse. Pas 4 vitesh ngjitem sërish në podium pasi ia vlen dhe ndodhem këtu për të ritheksuar rëndësinë e sfidës për Italinë dhe Lombardinë dhe ju ftoi të gjithëve të votoni dhe të jeni të bashkuar për të ardhmen e vendit.
(Redaksia online)
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com