ITALI - Lideri i Lëvizjes 5 Yje, që tronditi skenën politike në Itali ka deklaruar se nuk do të japë votëbesimin qeverisë teknike.

Nuk ekzistojnë qeveri teknike, por qeveria e formuar nga mazhoranca parlamentare ka shkruar në blogun e tij Beppe Grillo.

Kështu në Itali bëhet akoma më e vështirë rruga, që çon drejt krijimit të një qeverie të re pasi asnjë parti politike nuk ka fituar vota të mjaftueshme në zgjedhjet parlamentare të 24 dhe 25 shkurtit.

Gjithashtu nuk mund të përjashtohet edhe mundësia e vazhdimit të qeverisë teknike të Mario Montit deri në 15 maj, datë në të cilën i përfundon mandati zyrtar i presidentit italian Giorgio Napolitano.

Në këtë periudhë sipas ligjit italian presidenti nuk shpërndan dot Parlamentin dhe nuk shpall dot zgjedhje te reja.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)