KORÇE - Strehimi i komunitetit rom ka qënë pika kyçe gjatë shpalosjes së programit të kandidatit të PD-së për bashkinë e Korçës, Sotiraq Stratobërdha.

Në një konferencë për shtyp, kandidati i PD-së ka shpalosur programin e tij dhe projektet për zhvillimin e qytetit në të ardhmen.

Sipas Stratobërdhës, pika kyçe e programit të tij do të jetë ndarja e 100 apartamenteve për familjet rome ndërsa ka theksuar se për 1000 familje që janë gjithsej të pastreha në qytetin e Korçës do kërkohen fonde për ndërtimin e apartamenteve të tjera.

Më tej, sipas tij, bashkia ka keqmenaxhuar dhe nuk ka ditur të shfrytëzojë këto banesa për shfrytëzimin e dyqaneve për të përfituar të ardhura.
 
Gjithashtu, ka shtuar Stratobërdha, dy vjet më parë bashkia e Korçës ka ndarë disa fletë në familjet e pastreha duke iu treguar se ishin kualifikuar në përfitimin e banesave, ndërsa  kanë kaluar dy vjet dhe ende nuk është ndarë asnjë apartament duke e lënë këtë thjesht një mashtrim elektoral.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Sinkron Sotiraq Stratobërdha Kandidat I PD –së për bashkinë Korcë
 
Të pranishëm në konferencën e shpalosjes së programit nga kandidati I partisë demokratike për bashkinë e Korcës kanë qënë edhe deputetë të kësaj force politike Ridvan Bode, Elena Qirici , Gjergji Papa si dhe mbështetës të kandidatit .