Zgjedhjet në Kosovë,sistemi
favorizon koalicionet parazgjedhore

Zgjedhjet në Kosovë,sistemi<br />favorizon koalicionet parazgjedhore
Kosova do të shkojë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, me koalicione të mëdha parazgjedhore, praktikë kjo që për herë të parë po ndodh në këtë vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të regjistruar për zgjedhje ka 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 inciativa qytetare. Dy partitë politike më të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të garojnë në dy blloqe të mëdha koalicionesh kundër njëra tjetrës. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme.

Haradinaj, Hoti dhe Kurti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismën, garojnë në një koalicion. Listën e prin lideri i PDK, Kadri Veseli, ndërsa kadidati i kësaj liste për kryeministër është Ramush Haradinaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), së bashku me Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe Alternativën, garojnë në një koalicion siç thonë të djathtë, me pretendentin për kryeministër, Avdullah Hoti, ministër i Financave në qeverinë e Isa Mustafës. Ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër është Albin Kurti.

Favorizimi i koalicioneve

Analistët politikë thonë se krijimi i dy blloqeve të mëdha politike në Kosovë është një përgjigje ndaj sistemit zgjedhor, i cili tashmë është vërtetuar se favorizon koalicionet parazgjedhore. Në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në listat për deputetë, thuhet se mund të ketë kandidatë, të cilët kanë probleme me ligjin. Kjo për faktin se Kosova ende nuk ka një ligj, apo kod të mirësjelljes, i cili ua ndalon personave, të cilët janë nën hetime apo kanë aktakuza, të kandidojnë për deputetë. Sipas ligjit aktual të zgjedhjeve u ndalohet kandidimi vetëm atyre personave që kanë dënime të shkallës së prerë.

Kandidojnë të korruptuarit?

Prania ndërkombëtare në Kosovë u bëri thirrje partive politike që në listat për deputet të mos përfshijnë njerëz që kanë probleme me ligjin. Është ambasada e SHBA-së në Kosovë e cila thotë se "partitë politike duhet të kenë në listat për deputetë vetëm ata persona të cilët nuk janë të njollosur me afera korruptive”.

"Kandidatët e partive politike duhet të jenë shembull për të gjithë qytetarët e vendit, duke përfshirë femrat dhe të rinjtë”, shprehet në një deklaratë ambasada e SHBA-së, me porosinë, ”punoni për vendin dhe qytetarët e tij”. Ambasada e SHBA-së, pret që zgjedhjet e 11 qershorit të përmbushin standardet evropiane.Deutche Welle

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Britania e Madhe “zgjohet” në kaos pas një nate trazirash të dhunshme! Antiprotesta ndaj racistëve në disa qytete

Britania e Madhe “zgjohet” në kaos pas një nate trazirash të dhunshme! Antiprotesta ndaj racistëve në disa qytete