QIPRO - Lideri i partisë konservatore Nicos Anastasiades ka fituar raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale, që u zhvilluan në Qipro të dielën. Mbështetësit e tij kanë festuar me brohoritje në kryeqytetin Nicosia.
66 vjeçari i cili ka udhëhequr partinë Demokratike, që nga viti 1997, siguroi 57.5 për qind të votave, para kandidatit të majtë Stavros Malas i cili mori 45.5 përqind të votave.
Tani presidenti i ri i Qipros do të do të përballet me një listë të gjatë të sfidave për të bindur Bashkimin Evropian dhe huadhënësve të FMN-së për të gjetur një zgjidhje për qëndrueshmëri të borxhit Qipriot duke ulur me dy të tretat masën e ndihmës financiare për këtë vend nga 16.7 miliardë euro në vetëm 5.5 miliardë euro.
Vitet e fundit Qipro është mbërthyer në një krizë financiare, e cila është rënduar edhe më tej nga gjendja në Greqi ku bankat Qipriote kanë vuajtur pasojat e humbjeve të thella nga ristrukturimi i borxhit grek.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com