Zgjedhjet në Serbi
asnjë shqiptar në Kuvendin e ri

Zgjedhjet në Serbi<br />asnjë shqiptar në Kuvendin e ri
PRESHEVE- Në Kuvendin e ri serb të dalë pas zgjedhjeve të së dielës nuk do të ketë asnjë deputet shqiptar. Lista e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka arritur të mbledhë vetëm 0.3% të votavë të pamjaftueshme këto për të kaluar pragun prej 0.4%. Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e fundit serb ishte Riza Halimi i PVD.

Ndërkaq kreu i PDSH në Preshevë, Ragmi Mustafa u shpreh për “Tribuna Shqiptare” se shqiptarët mbetën pa deputet për shkak të dobesisë së partisë së Halimit. Ai ka kofnfirmuar se partia e tij i ka fituar bindshëm zgjedhjet se do të konstituojë në Preshevë një kuvend komunal 100% shqiptar. Ndërkohë në kuvendin e ri serb do përfaqësohen 4 parti të pakicave.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore