Turqia votoi sot për herë të parë me votë popullore për zgjedhjen e presidentit të vendin, i cili më parë zgjidhej nga parlamenti. Në votimet e së dielës morën pjesë dhe tre kandidatët kryesorë të cilët shprehën vullnetin e tyre të lirë në qendrat përkatëse të votimit.
Recep Taip Erdogan, aktualisht kryeministri i Turqisë, hodhi votën e tij në një nga qendrat e votimit në qytetin e Stambollit. I pyetur nga gazetarët ai është shprehur entuziast për rezultatin final dhe shpreson se do të jetë presidenti i parë i zgjedhur me votë popullore duke bërë të mundur realizimin e ëndrrës që ai e quan “Turqia e re”.
Fitorja e Erdogan do ta fuste atë në histori, si politikani më me influencë në vend që ka dominuar jetën politike të Turqisë për më shumë se një dekadë. Nga ana tjetër kritikët i tremben vendosjes së tij në krye të vendit për shkak se ndryshimet që ai synon të bëjë me forcimin e rolit të presidentit, mund ta kthejnë vendin në autoritar dhe të polarizuar.
Numri i zgjedhësve turq përllogaritet në rreth 53 milionë persona, të cilët kanë votuar në 165,000 qendra votimi. Pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit, priten të publikohen sa më parë rezultatet e vendimit të lirë dhe demokratit popullor për zgjedhjen e presidentit të ri të Turqisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO