Zgjedhjet në Kukës tjetër shuplakë për Berishën! Albert Halilaj fiton me 5594 vota para! PS shtyn festën pas zisë në Kosovë

Kuksianët vendosIn! Drejtimin e pushtetit vendor ia besojnë sërish socialistëve duke i dhënë kështu një tjetër shuplakë Sali Berishës dhe atyre që e ndjekin pas. Albert Halilaj, kandidati i PS-së fitoi me një diferencë të madhe,  5594 vota, kundrejt kandidatit Emri Vata i cili garoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”  të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Konkretisht Albert Halilaj mori 13025 vota  ose 63.67% kundrejt Emri Vatës që mori  7431 vota, 36.33%.

Rreth orës 11:00 kur dhe u njoftua mbyllja e numërimit në shkollën “Lidhja  e Prizrenit” nisi festa e socialistëve. Me thirrjet ‘fitore’ dhe duke shpalosur flamurin “Atochthonous” socialistët gëzuan fitoren, por festa u shty për ditë tjetër për shkak të ditës së zisë kombëtare në Kosovë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga grupet e armatosura në fshatin Banjskë të Zveçanit. 

Albert Halilaj falenderoi qytetarët dhe u premtoi se do ishte krah tyre.  

“Falenderoj me gjithë zemër të gjithë qytetarët e Kukësit, premtoj që do jem krah tyre për t’iu ardhur në ndihmë. Jap një mesazh të qartë politikës, që duhet të jenë sa më pranë njerëzve në nevojë sa më pranë qytetarëve. Fitorja me diferencë të madhe votash tregoi që Kukësi zgjodhi njerëzit e punës dhe njerëzit që u rrinë pranë. Unë e prisja rezultatin po jo në këtë masë, jam djalë i thjeshtë e i punës që komunikoj me çdo qytetar me çdo bindje partiake.”- tha Albert Halilaj pas fitores.

Për kryeministrin Edi Rama kjo fitore flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”

Pandeli Majko, drejtues i PS-së për qarkun e Kukësit është shprehur se ky qytet i ka futur në borxh, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë.

"Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak. I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra.’- tha deputeti socialist Pandeli Majko i cili është dhe drejtuesi politik i këtij qarku.

Kjo është një tjetër shuplakë kjo brenda pak muajsh për Sali Berishën pas asaj të zgjedhjeve të pjesshme të Rrogozhinës mbajtur më 23 korrik 2023. Tregues se Sali Berisha vijon të humbasë mbështjetjen dhe se shqiptarët po braktisin atë por dhe ata që i shkojnë pas.  Ndërkohë Ilir Meta nuk u angazhua në këtë fushatë.  

 

Rezultati i KQZ 
74/74 kuti votimi të numëruara
Albert Halilaj i PS-së 13025 vota, 63.67%
Emri Vata i "Bashkë Fitojmë" 7431 vota, 36.33%

Sipas KQZ-së në zgjedhjet e të dielës morën pjesë 45,63 %. Kështu më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi. 

zgjedhjet vendore që u mbajtëm më 14 maj, Safet Gjici fitoi një mandat të dytë me 11632 vota, ose 49.70%, Admir Sinamati nga koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, 9592 vota ose 40.99%, ndërsa Abedin Oruçi nga Partia Evropiane për Integrim PEISH, mori 2180 ose 9.31%.

Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit erdhën pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga posti, pas publikimit të video-skandalit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin. Aktualisht Gjici ndodhet në burg.

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
Humbi zgjedhjet në Kukës, kandidati i BF: Rezultati i zgjedhjeve duhet lexuar me kujdes! Fajin e kanë patronazhistët dhe super-ministrat

1695655884_80008f825cde2d3c550c58d92c5f80bb8450.jpg

Kandidati humbës i ‘BF’, Emri Vata ka falenderuar qytetarët kuksianë që i besuan me votë për postin e kryebashkiakut. Emri Vata thotë se rezultati duhet parë me kujdes duke nënkuptuar që sipas tij ka pasur vjedhje votash.

“Dua të falenderoj, së pari strukturën e Partisë Demokratike në Kukës dhe familjet e tyre për qëndresën dhe mbështetjen në këtë sfidë të pabarabartë në shumë drejtime.

Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës.

Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës.

Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.

Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë.

Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes.

Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira.

Uroj që vota e çdo qytetari Kukësian , të mos shpërdorohet.

Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

Miqësisht,

Emri VATA”- tha ai

Ora 14:28
Zgjedhjet në Kukës, Balla uron Kryetarit të sapozgjedhur Albert Halilaj: Përgëzime KQZ dhe policisë për zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë

1695497551_taulantballa.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kukësit, Albert Halilaj.

“Përgëzime KQZ dhe Policisë së Shtetit për organizimin dhe mbarëvajtjen sipas standardeve më të mira të këtyre zgjedhjeve të pjesshme, ku meritë kanë banorët e kësaj bashkie si dhe kandidatët bashkë me ekipet e tyre elektorale për zhvillimin e një fushate zgjedhore konkuruese dhe të qetë.”- shkruan Balla.

Ora 13:49
Kosova në ditë zie, PS anulon festimet për fitoren në Kukës

1695632899_autochtonus.jpg

Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Kukësit, Alberta Halilaj, bën me dije se festimet për fitoren e Partisë Socialiste do të anulohen për shkak të ditës së zisë kombëtare në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Halilaj, njofton të gjithë mbështetësit se festimet do të mbahen një ditë tjetër.

“Duke u bashkuar me zinë kombëtare me vëllezërit tanë në Kosovë, njoftojmë që festimet për fitoren historike të Bashkisë Kukës, nuk do zhvillohen sot por një ditë tjetër. Në krahë të Kosovës përballë terroristëve! Kosova ime, edhe kur është plagë, është veç EUROPË!”, shkruan Halilaj në rrjete sociale.

Ora 12:26
Humbën Kukësin, Arif Rexhmati mesazh demokratëve: Nuk fitoi PS, humbi Berisha e Meta për herë të dytë

1695637624_1554563045arif.jpg

Kryetari i degës së PD-së në Kukës, Arif Rexhmati ka reaguar për humbjen e Berishës dhe Metës për herë të dytë në Kukës.

Në një postim të gjatë në rrjete sociale, Rexhmati thekson se kjo nuk është humbje e demokratëve, por e Berishës dhe Metës.

“Në Kukës nuk fitoi PS, humbi Berisha dhe Meta për herë te dytë !

Kukësi, bastion i së djathtës, i persekucionit  komunist dhe jo vetëm, u la ne dorë të së majtës prej pseudo "të djathtëve" dhe nuk u fitua nga e majta.

PD dhe strukturat e saj ne Kukës , në misionin fisnik të përbashkimit dhe jo të përçarjes së opozitës, ndonëse pranoi etiketime të pabaza,  nuk nxori kandidat  që të mos ndante votat e kandidatit të BF, ja la të gjithë komisionerët , të gjithë numëruesit , KZAZ, GNV, QV  ... për një shans të dytë... fitoren ndaj rilindjes.

Në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë, alibirat për "armiq" imagjinarë, për fajtorë të paqenë dhe "hileqarë" që nuk ekzistojnë morën në qafë demokratët, njerezit e thjeshtë , minuan përfundimisht demokracinë dhe forcuan regjimin e Ramës.

Kukësit, pazarxhinjtë e "djathtë" tëTiranës, i vendosën "traun e dytë" të oligarkëve të Ramës.

Ne Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni "BF" , në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste,  të korruptuar  të ngelur pa prenë e tyre; pushtetin e marrë me votën e njerëzve të ndershëm dhe të përdorur për interesa personale.

Në Kukës , nuk kishte fushatë bindëse, nuk kishte alternativë qeverisëse, nuk kishte program të mirëfilltë për një qeverisje lokale, nuk kishte përballje me kundërshtarin politik me fakte për korrupsionin dhe keqqeverisjen  e rilindjes , nuk pati takime të mjaftueshme në  përcjelljen e mesazheve bindëse për votuesin.

Me Kukësin dhe kuksianët janë bërë mjaft eksperimente politike nga kafenetë dhe zyrat   në Tiranë , apo te Foltores  në Kukës nga disa manipulatorë te cilët e kanë parë Kukësin si "bahçe" votash dhe mbështetjeje për karrierë dhe pazare në kurriz te demokratëve...

Durova, durova sa nuk duron njeri as Perëndi... thoshte Kuteli

Ndaj boll më!

Demokratët duan përgjigje , pse u tallët me ta, ku është diferenca 5000 vota  më shumë se rilindja, të fituara në v. 2021 në Kukës ? Çfarë prodhuan në favor të kandidatit ata që erdhën si "shpëtimtarë" , me pompozitet dhe takime deputetësh  që nuk kanë asnjë lidhje me Kukësin?  Disa prej tyre vinin për herë të parë në Kukës si turistë,  e disa të tjerë  janë të urryer nga demokratët per neperkembjen e besimit te marre nga  votuesit  kuksiane.

Parimet janë më të rëndësishme se "flamujt" e interesave tuaja të servirur si kauza ...

Përse këta "dashamirës" të kuksianëve që paskan ardhur për "t'i kthyer dinjitetin Kukësit", nuk dëgjuan zërin e demokratëve për një kandidat rezident  përbashkues dhe fitues, por zgjodhën modelin e kandidatit të imponuar ...?

Boll heshtëm për hatër të kauzës; se po e dëmtojmë rënde atë. Duke heshtur dhe mos drejtuar gishtin tek fajtorët e humbjes, duhet të pranojmë se po dëmtojmë akoma më shumë PD-në dhe shpresën për të shpëtuar nga kthetrat e regjimit të Edi  Ramës.

Për mua fajtorët janë në Tiranë, të djathtët në Kukës janë viktimë e pazareve për interesa personale të Berishës dhe Metës&co.

Koha për të bashkuar demokratët, antikomunistët, të djathtët e vërtetë larg atyre që idealet e demokracisë i shkelmojnë ashtu si shkelmuan dyert e shtëpisë sonë të përbashkët.

Koha për ta thënë qartë dhe prerë, boll më  mbetjeve korruptive,  komuniste dhe kriminale!

Kukësin e duan më shumë kuksianët!”- shkruan Rexhmati

Ndonëse Rexhmati kishte shansin për të qenë ‘ura e bashkimit’ të demokratëve në Kukës, ai u tërhoq dy ditë para primareve me pretendimin se procesi ishte i njënshëm dhe jo i unifikuar. Ai thotë se fitorja e Emri Vatës tregon shumë për procesin e primareve. 

Ora 11:21
VIDEOLAJM/ PS fiton bashkinë e Kukësit, kuksianët nderojnë Pandeli Majkon, e ngrenë në krahë

 

Kuksianët e kanë pritur shumë pozitivisht fitoren e PS në Kukës.

Në video duket momenti ku kuksianët të lumtur kanë ngritur në krahë Pandeli Majkon.

Ora 11:16
PS mund Berishën sërish në Kukës, kuksianët në festë! Halilaj: Fitorja me këtë diferencë të madhe tregoi që qytetarët duan njerëzit e punës

 

Partia Socialiste ka korrur sërish një fitore të thellë në Kukës, me një diferencë mbi 5 mijë votash para kandidatit të Berishës, Emri Vata.

Në video duken kuksianët e lumtur për rezultatin ndërsa Halilaj thotë se kjo diferencë e madhe votash tregon që qytetarët duan njerëzit që punojnë.

“Falenderoj me gjithë zemër të gjithë qytetarët e Kukësit, premtoj që do jem krah tyre për t’iu ardhur në ndihmë. Jap një mesazh të qartë politikës, që duhet të jenë sa më pranë njerëzve në nevojë sa më pranë qytetarëve. Fitorja me diferencë të madhe votash tregoi që Kukësi zgjodhi njerëzit e punës dhe njerëzit që u rrinë pranë. Unë e prisja rezultatin po jo në këtë masë, jam djal i thjeshtë e i punës që komunikoj me çdo qytetar me çdo bindje partiake.”- tha Albert Halilaj.

Ora 11:14
Zgjedhjet në Kukës, numërohen 69 kuti votimi, Albert Halilaj i PS-së kryeson me mbi 5000 vota

1695588642_zgjedhjetnekukes.jpg

Kur janë numëruar 69 nga 74 kuti votimi, Albert Halilaj ka përforcuar kryesimin me 5272 vota. 

Albert Halilaj  12018 vota

Emri Vata 6746  vota   

Ora 11:07
Fitorja e PS-së në bashkinë e Kukësit, Majko: Ky qytet na ka futur në borxh, do ja shpërblejmë me vepra

 

Pandeli Majko, drejtues i PS-së për qarkun e Kukësit është shprehur se ky qytet i ka futur në borxh, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë.

‘Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak. I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra.’- tha Majko.

Ora 11:06
VIDEO/ Zgjedhjet për kryetar në Kukës, PS feston fitoren me flamurin e Shqipërisë së madhe! Albert Halilaj fiton me diferencë të madhe votash

 

Në një kohë kur mbetet edhe një kuti për tu numëruar, socialistët kanë shpërthyer në festë. Albert Halilaj, kandidati i PS-së, ka fituar bindshëm para kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata. Socialistët kanë festuar me flamurin e Shqipërisë së madhe.

Ora 11:01
Zgjedhjet në Kukës, numërohen 64 kuti votimi, Albert Halilaj i PS-së kryeson me 4800 vota

1695630317_zgjedhjekukes.jpg

Kur janë numëruar 64 nga 74 kuti votimi, Albert Halilaj ka përforcuar kryesimin me 4814 vota. 

Albert Halilaj  11260 vota

Emri Vata 6446  vota   

Ora 10:12
Zgjedhjet në Kukës, numërohen 69 kuti votimi, Albert Halilaj i PS-së kryeson mbi 5000 vota

1695625205_numerimkukes.jpg

Kur janë numëruar 69 nga 74 kuti votimi, Albert Halilaj ka përforcuar kryesimin me 5099 vota. 

Albert Halilaj 12018  vota

Emri Vata 6919 vota   

Ora 09:44
Zgjedhjet në Kukës, numërohen 57 kuti votimi, Albert Halilaj i PS-së kryeson me 4194 vota

1695586826_zgjedhjetnekukes.jpg

Kur janë numëruar 57 nga 74 kuti votimi, Albert Halilaj ka përforcuar kryesimin me 4194 vota. 

Albert Halilaj  9992 vota

Emri Vata 5798 vota

Ora 09:24
Zgjedhjet në Kukës, Rama: Do jetë një fitore shembullore

1694593309_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama  ka reaguar lidhur me zgjedhjet e mbajtura të dielën në Kukës. Duket që kandidati i PS-së  Albert Halilaj duket që ka një avantazh të pakthyeshëm.
Rama thotë se ky avantazh do të thellohet tregues i qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj qeverisë.

“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”
 

Ora 09:22
  Zgjedhjet në Kukës, numërohen 54 kuti votimi, Albert Halilaj i PS-së kryeson me 3874 vota

1695625269_zgjedhjekukes.jpg

Kur janë numëruar 54 nga 74 kuti votimi, Albert Halilaj ka përforcuar kryesimin me 3874 vota. 

Albert Halilaj  9295 vota

Emri Vata 5421 vota

Ora 08:59
Zgjedhjet në Kukës, numërohen 53 kuti votimi, Albert Halilaj i PS-së kryeson bindshëm me mbi 3800 vota

1695586953_gfgfgfgf.JPG

Kur janë numëruar 53 nga 74 kuti votimi, Albert Halilaj ka përforcuar kryesimin me 3825 vota. 

Albert Halilaj  9222 vota

Emri Vata 5397 vota

Ora 08:01
Zgjedhjet në Kukës, numërohen 46 kuti votimi, Albert Halilaj i PS-së kryeson me 3 mijë vota

Kur janë numëruar 46 nga 74 kuti votimi, Albert Halilaj ka përforcuar kryesimin me 3069 vota. 

Janë numëruar 46 nga 74 kuti

Albert Halilaj  7397 vota

Emri Vata 4329 vota

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 25/09/2023 14:05

    Urime qytetit mikprites te Kuksit!Ne kaolicion me Meten i mora ca vota Berisha po ne koalicion me Bardhin provokatorin dhe tradhetarin do perfundoj te koshi i plehrave!

    Përgjigju
  • Patate: 25/09/2023 13:43

    FORCA PATATE KUKSI

    Përgjigju
  • demir: 25/09/2023 11:48

    Nuk eshte shuplake por grusht turinjeve per shpellarin.Populli i Kukesit kerkon ujin e pishem prandaj mbani premtimin.

    Përgjigju
  • LORA: 25/09/2023 11:19

    Lajm i bukur. Uroj pune te mbara e te panderprera per gjithe qytetaret e bashkise Kukes.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 25/09/2023 10:45

    Po ku do e marin vesh qent qe humben paaa. Na i vodhi cubi i gjate ????. Paska qen allahu na ruajt ky.????????????????????????????

    Përgjigju
  • asllan: 25/09/2023 10:32

    Kukesi eshte shum i varfer por kerkesa imedjate eshte UJI,UJI,UJI,UJI,UJI.... TE JESH MES UJIT DHE TE MOS KESH UJI ESHTE TURP I MADH PER SHEKULLIN KU JETOJME.

    Përgjigju
    • Shkodrani: 26/09/2023 07:18

      Nuk thua mire qe ju bene me autostrade e aeroport se po te ishte per mua nuk do ta kishit pare as ne enderr. U la Shkodra, djepi i kultures, pa autostrade e ju dashkeni edhe uje.

  • Nardi: 25/09/2023 09:43

    Kjo po qe eshte fitore e pastër dhe e thelle, ishalla nuk i shkon Alma edhe këtij ne zyre, sepse po u bene zgjedhje tjera do fitojnë edhe me thelle.

    Përgjigju
  • asolingo: 25/09/2023 09:13

    Po duhet te fitoj PS sepse fiton qetesia publike,demokracia,e ardhtmja e Shqiperise.Kuksi i thote jo arrogances,epokes se gurit,shpellareve,etj...

    Përgjigju
    • e drejta: 25/09/2023 10:45

      B R A V I S S I M O

  • Arben: 25/09/2023 08:40

    Populli nuk zhgenjen kurre! Kujtoi opozita se per shkak te Safet Gjicit njerezit do ndeshkonin PS! Ndodhi e kunderta. Mbeshtetja per PS u rrit dhe Safeti u amnistua per gabimin e bere! Sepse eshte shume me mire Safeti sesa opozita antiamerikane!

    Përgjigju
    • VetemPerpara: 25/09/2023 12:18

      Vetem Perpara. Ska na prapa

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?