
Komisioni i Rithemelimit ka reaguar për zgjedhjet e kreut të Bulqizës të cilat u anuluan. Rithemelimi thotë se këto zgjedhje u anuluan pasi nuk u arrit një dakordësi mes kandidatëve. Në njoftim bëhet me dije se zgjedhjet në këtë degë do të zhvillohen ditën e martë, më 26 prill.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar në pesë degët e PD po vijon normalisht, e pa probleme. Interesi i anëtarësisë është i madh duke krijuar shpesh herë edhe fluks në qendrat e votimit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që sot ishin planifikuar zgjedhjet për Kryetar të PD Dega Bulqizë.
Për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve, u vendos që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do njoftojë në vijim për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në PD Dega Bulqizë”, thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Në listën e votuesve anëtarë të partive të tjera, anulohen zgjedhjet për kreun e Bulqizës, 'Rithemelimi': Kandidatët nuk ranë dakord! Zgjidhen kryetarët e degëve Maliq, Belsh, Vorë, Krujë e Tiranë dega 14











