Zgjedhjet në Francë, dështon
fronti kombëtar i Marine Le Pen

Zgjedhjet në Francë, dështon<br />fronti kombëtar i Marine Le Pen
Mposhtet e djathta ekstreme në Francë. Exit pollet e raundit te dyte te zgjedhjeve rajonale tregojnë se Fronti Kombetar i Marine Le Pen ka përfunduar në vend të tretë. Duket se partia nuk ka arritur te fitoje asnjë rajon të Frances, pavarësisht se ishte në avantazh ne 13 prej tyre, në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën te djelën e kaluar.

Sondazhet tregojnë se Partia Republikane e qendrës së djathtë e ish-presidentit Nikolas Sarkozi renditet parti e parë, e ndjekur nga socialistët në pushtet të Fransua Hollande. 

Liderja e Frontit Kombetar Le Pen dhe mbesa e saj ishin që të dyja kandidate në këto zgjedhje, por exit pollet tregojnë së asnjëra prej tyre nuk ka arritur të zgjidhet pavaresisht se qe te dyja kishin fituar me shume se 40 % te votave te raundin e pare. 

Sipas analistëve duket se fronti i përbashkët mes socialistëve të Hollandë dhe republikanëve të Sarkozy kundër Le Pen ka funksionuar. Ndërkohë pjesëmarrje e lartë në zgjedhje prej gati 60 % të zgjedhësve.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës