Zgjedhjet në Greqi, 4 shqiptarë
garojnë për deputetë

Zgjedhjet në Greqi, 4 shqiptarë<br />garojnë për deputetë
ATHINE- Zgjedhjet për deputet në Kuvendit e Greqisë që do të zhvillohen më 6 maj do të kandidojnë disa minoritar grek të cilët gëzojnë shtetësi të dyfishtë, atë të Shqipërisë dhe Greqisë. Kështu, Pirro Dhima do jetë bartësi i listës për deputet nga radhët e partisë socialiste PASOK. Ka qenë vetë kryetari i PASOK, z.Evangjelos Venizellos i cili i ka telefonuar Pirro Dhimës që ndodhet për momentin në SHBA për të mbledhur fonde për shkollën greke të Himarës OMIROS. Pirro Dhima me të mbritur në Greqi do të ketë një takim me kryetarin e Pasokut z.Venizellos. Siç mësohet Dhima ka pranuar ofertën.
Në listat e PASOK për deputet do të jetë edhe Milica Joti e cila është nga fshati Cerkovica e Sarandës. Ajo do të kërkojë votat për deputete në zonën e parë të Athinës.
Athina Kremidha nga Saranda do jetë kandidate për deputete në listën e partisë ekstremiste të djathtë LAOS, në zonën e dytë të Pireut. Athinaja është anëtare e shoqatës Rinia e Vorio Epirit, një organizatë ekstremiste e cila punon për Autonominë e Vorio Epirit.

Partia e Andoni Samaras Demokracia e Re ka në listat e saj për deputet Aleksandër Anagnostin e cili është nga fshati Kalivia e Sarandës. Aleksandër Anagnosti ësht kandidati më serioz nga të gjithë kandidatët e tjerë të cilët i përkasin minoritetit grek të Shqipërisë. Ai nuk ka qenë aktiv në asnjë nga aktivitetet që organizojnë shoqatat e minoritetit grek me qëllimet dashakeqësi në dëm të Shqipërisë, për këtë arsye kandidimi i tij në radhët e Demokracisë së Re nuk është parë me sy të mirë nga qarqet ekstremiste të minoritetit grek.

Sipas parashikimeve të sigurt që mund të zgjidhen deputet për në Kuvendin e Greqisë janë Pirro Dhima nga partia e PASOK-ut dhe Aleksandër Anagnosti nga Demokracia e Re. Të cilët pothuajse janë të sigurt nga numri rendor që ata janë vendosur.

Shpresoj që kjo ofertë që u është bërë minoritarëve grek për të patur qasje direkt në Kuvendin e Greqisë tu bëhet edhe shqiptarëve nga Maqedonia, Mal i Zi, Presheva për të qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim që problemet e tyre të ngrihen direkt në Kuvendin e shtetit amë. Kjo praktikë do të ndihmonte që Shqipëria të kishte qartësi për çështjet madhore që lidhen me shqiptarët jashtë kufirit shtetëror.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës