Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

1722758569_1722757060CSADËEFËE5.jpg

Në Himarë sot po mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë, ku qytetarët po bëjnë zgjedhjen e tyre mes Vangjel Tavos, kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria, kandidat i opozitës.

Deri më orën 18:00 u raportua se numri i votuesve është 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Sipas KQZ, në 14 majin e vitit 2023 në Himarë votuan 7821 persona, ose 34.27%, ku Fredi Beleri mori 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro, i cili mori 3821 vota.

Ndërkohë në zgjedhjet e sotme, deri në orën 18:00 pjesëmarrja është 8394 votues, ose 36 % e votuesve, në total 23074.  

Pjesëmarrja duket të jetë natyrshëm më e lartë krahasuar me zgjedhjet e kaluara të muajit maj, për arsyen e thjeshtë të kohës dhe momentit kur mbahen zgjedhjet e kësaj radhe.

Muaji gusht është momenti kur qytetarët e Himarës kthehen në vendlindje, për të qëndruar gjatë me familjarët e tyre, apo për të shijuar e shfrytëzuar sezonin veror.


Lajmi kryesor:

LIVE- Himara pret emrin e kryetarit të ri, nis dorëzimi i kutive të votimit! Pjesëmarrja 37.69 %, më e lartë e vjet! 6 mijë zgjedhës në listë me ID të skaduar


S.B/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës