Zgjedhjet në Iran 2021: Loja e të moderuarve brenda regjimit ka marrë fund

Zgjedhjet në Iran 2021: Loja e të moderuarve brenda regjimit ka marrë fund

Vetëm pak ditë përpara farsës së zgjedhjeve presidenciale të Iranit, konflikti midis popullit iranian dhe regjimit po intensifikohet. E megjithatë, apologjetët e regjimit përpiqen ta minimizojnë fushatën mbarëkombëtare për bojkotimin e zgjedhjeve.

Këshilli i Gardianëve i regjimit i ka skualifikuar të gjithë kandidatët përveç shtatë vetave, me urdhër të Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei. Khamenei nuk mund të tolerojë as opozitën më të vogël, kështu që nuk i ka lejuar as zyrtarët e afërt me të, si Ali Larijani, të kandidojnë për presidencë.

Megjithatë, pavarësisht skualifikimeve dhe qëllimit të Khamenei-t për ta konsoliduar pushtetin në regjimin e tij, populli iranian ka shprehur dëshirën për ta bojkotuar farsën e zgjedhjeve të regjimit.

Thirrjet për bojkotim të farsës së zgjedhjeve të regjimit kanë arritur deri në atë pikë sa edhe udhëheqësit e lutjeve të së premtes po i luten dëshpërimisht publikut që të marrë pjesë në zgjedhje. Ahmadi Alam-ol Hoda tha të premten e shkuar se këto zgjedhje “janë një referendum, dhe çdo votë është një po për Republikën Islamike.”

Me fjalë të tjera, zyrtarët e regjimit e dinë që populli dëshiron t’i bojkotojë zgjedhjet, dhe se regjimi është jo-legjitim.

Ndërkohë, apologjetët e regjimit jashtë vendit po përpiqen ta lidhin bojkotin zgjedhor me skualifikimin e të ashtu-quajturve reformistë.

Ndërkohë që në videot nga Irani shfaqen njerëz, kryesisht familjarë të viktimave të regjimit duke thënë “vota ime është për ndryshim regjimi,” apologjetët e regjimit përpiqen ta minimizojnë shkakun. Ata përpiqen të tregojnë se bojkoti më i madh mbarëkombëtar po shkaktohet nga mungesa të të ashtu-quajturve “reformistë.”

Populli iranian e ka refuzuar këtë pretendim gjatë kryengritjeve të tij mbarëkombëtare në dy vitet e fundit, duke thirrur “Reformistë, konservatorë, loja mbaroi.”

Nuk ka asnjë ndryshim midis fraksioneve të regjimit, dhe ata të gjithë përpiqen ta ruajnë sistemin, duke u kërkuar njerëzve të marrin pjesë në zgjedhje.

 

 

“Kreu i Frontit Reformist të Iranit, në një video, i ka ftuar njerëzit të shkojnë tek qendrat e votimit dhe të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale,” shkruante e përditshmja shtetërore Mostaghel më 15 qershor 2021.

 

 

Të ashtu-quajturit reformistë e dinë se nuk mund t’i mashtrojnë më njerëzit. Kështu që kanë treguar fytyrën e vërtetë duke shprehur përkrahjen për kandidatin e preferuar të Khamenei-t, Ebrahim Raisi. Raisi ka një rekord të errët dhunimesh të të drejtave njerëzore. Këta të ashtu-quajtur reformistë që e mbështesin atë janë në fakt të gatuar njësoj, pasi kanë qenë të përfshirë në shtypjen e popullit për dyzet vjet nga regjimi i mullahëve.

E përditshmja shtetërore Mostaghel raportoi më 15 qershor mbi “mbështetjen e drejtorëve të mediave reformiste si Shargh, ILNA, Arman, Donya Eghtesad, narrator, Aftab Yazd në një takim me Ebrahim Raisi-n.”

“Reformistët e kanë kuptuar që po merr fund një epokë në historinë e Iranit, kështu që kanë shprehur mbështetjen e tyre nga nevoja. Ata nuk kanë më shpresë për të ardhmen dhe për rrugën e reformizmit,” shkruan e përditshmja Mostaghel duke pohuar pamundësinë e reformistëve për ta mashtruar publikun.

“Nuk është e qartë se cilin kandidat do të votojnë reformistët në zgjedhjet presidenciale, por interesant është fakti që disa nga udhëheqësit e kësaj lëvizjeje kanë bërë deklarata ku bëjnë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje,” shkruante e përditshmja shtetërore Siyasat-e Rouz më 15 qershor 2021.

“Edhe Behzad Nabavi, një zyrtar i partisë reformiste, u ka bërë thirrje njerëzve që të marrin pjesë në zgjedhje për ta ‘shpëtuar’ Iranin,” shkruante e përditshmja shtetërore Arman më 15 qershor.

Si rrjedhim, ata që flasin për mitin e moderimit e reformizmit në Iran nuk e mbështesin popullin iranian. Ata thjesht po përpiqen ta ruajnë regjimin.

Apologjetët e regjimit përpiqen të përhapin idenë e rreme se konflikti i vërtetë është midis reformistëve dhe konservatorëve. Por në betejën e vërtetë është populli iranian dhe Rezistenca e tij e organizuar kundër regjimit të mullahëve.

Mediat shtetërore dhe zyrtarët e fraksionit të ashtu-quajtur reformist e pranojnë dështimin e tyre në përpjekjen për të mashtruar popullin. Por apologjetët e regjimit vazhdojnë të flasin për reformizëm brenda regjimit. Qëllimi i tyre është ta ruajnë regjimin duke mashtruar komunitetin ndërkombëtar dhe të mos e lejojnë këtë komunitet që ta mbështesë dëshirën e popullit iranian për ndryshim regjimi.

Ata perëndimorë që bëjnë thirrje për reformim të regjimit terrorist janë të gatshëm për t’i shprehur mbështetjen një vrasësi si Ebrahim Raisi, pasi disa prej tyre ditët e fundit e kanë quajtur Raisi-n një “reformator” të madh.

Ndryshe nga apologjetët e regjimit, opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (MEK), është duke bërë thirrje për ndryshim regjimi dhe duke popullarizuar fushatën e bojkotimit të farsës së zgjedhjeve të regjimit. MEK ka bërë thirrje për ndryshim regjimi gjatë gjithë këtyre 40 viteve të fundit, duke përfaqësuar dëshirën e vërtetë të popullit iranian dhe duke paguar çmimin me sakrifikimin e jetëve të mbi 120,000 anëtarëve e mbështetësve të saj.

Farsa e zgjedhjeve të regjimit do të ketë një pjesëmarrje të ulët votuesish, por jo për shkak të eliminimit të të ashtu-quajturve reformistë. Populli iranian do ta bojkotojë farsën e zgjedhjeve të mullahëve për shkak të 40 viteve të mbushura me krime të regjimit dhe rolit të Rezistencës Iraniane në ekspozimin e këtyre krimeve.

*Shahriar Kia është një analist politik dhe anëtar i MEK në Tiranë

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë