TIRANE - Ende mbahet mënd si avokatja e tragjedisë së Otrantos e cila përfaqësoi familjet shqiptare në procesin gjyqësorë ndaj shtetit italian, ndërsa sot ajo ka veshur kostumin e politikanes dhe ka vendosur të kandidojë.
Bëhet fjalë për Natasha Shehun me origjinë shqiptare dhe shtetësi italiane, e cila ka mundur të bindë bashkatdhetarët e saj për një mbështetje me vota në garën për Senatin e Republikës në Itali, duke u përfaqësuar në listën e “Grande Sud” (jugu i madh) në rajonin e Pulias.
Kandidimi i Shehut vlerësohet dhe nga aktorët lokal të politikës në Pulia ndërsa vetë ajo prej disa kohësh ka qenë aktive dhe me shkrime në gazetat lokale duke pasur një ndikim në zgjidhjen e problemeve.
Zgjedhjet në Itali pritet të mbahen më 24 dhe 25 shkurt pasi pak kohë më parë qeveria Monti dha dorëheqjen, ndërsa në përfundim të këtyre zgjedhjeve pritet të shihet nëse Shehu do mund t’i marrë votat e nevojshme për të fituar një post në Senat.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com