TIRANE - Ndryshe nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, shtetasit italianë, që jetojnë në Shqipëri kanë të drejtën të shprehen përmes votës mbi të ardhmen e vendit të tyre në zgjedhjet parlamentare, që do të zhvillohen në datat 24 dhe 25 shkurt.
Procedura është e thjeshtë, zonja Suzana Schlein, shefe e zyrës konsullore në ambasadën italiane në Tiranë shpjegoi për Tv A1 REPORT se si funksionon vota me korrespondencë për vendin fqinj. Votimi me korrespondencë ka përfunduar të enjten (21 shkurt).
Suzana Schlein: Po është një risi për italianët, është një ligj që ka kaluar në 2001 që ka parashikuar këtë mundësi për të votuar me korrespondencë.
Shtetasit italianë për të pasur të drejtën e votimit me korrespondencë duhet të jenë të rregullisht të rregjistruar pranë Zyrave Anagrafike të Konsullatave dhe Ambasadave.
Dhe kur zhvillohen zgjedhjet, në rastin konkret këtë vit, të gjithë shtetasit që janë rregjistruar në listat elektorale të juridiksionit territorial të huaj marrin nga Ambasada apo Konsullata Italiane një zarf me përmbajtje: një fletë informuese e cila shpjegon mënyrën se si duhet votuar, çertifikatën elektorale dhe skedën elektorale.
Më pas zgjedhësi, duke përdorur zarfin e vulosur dhe duke ndjekur me vëmendje udhëzimet që përmban fleta informuese, duhet të dërgojë nëpërmjet postës ose të dorëzojë dorazi skedat elektorale të votuara, në mënyrë që të mbërrijnë në Konsullatën apo Ambasadën brenda datës 21 shkurt. Pastaj detyra e konsullatave dhe ambasadave është të mbledhë të gjitha zarfet me skedat elektorale dhe të dërgohen në Romë sa më shpejt e mundur.
Ne në rastin konkret, neve i kemi dërguar të premten me datë 22 shkurt në Romë të gjitha zarfet kur përgjegjësit e ministrisë së brendshme i marrin në dorëzim dhe menjëherë pas votimeve zarfet hapen dhe në këtë rast të hënën mbasdite, datë 25 shkurt pas orës 15.
Pyetja: Në Shqipëri jetojnë shumë italianë si janë informuar ata për këtë proces votimi?
Suzana Schlein: Në Shqipëri jeton një komunitet i madh italianësh më i madhi në Ballkan, dhe për ne është shumë e rëndësishme që shtetasit tanë të informohen shumë mirë për të gjitha fazat dhe për këtë kemi përdorur faqen tonë të internetit të ambasadës, kemi krijuar një portal të veccantë . Gjithashtu kemi informuar zgjedhësit tani me anën e postës elektronike për të gjitha fazat e procedurës, por edhe brenda zarfit ka qenë një fletë informuese e cila shpjegon mënyrën se si duhet votuar si dhe numrat e kontaktit në rast nevojë. Në Shqipëri ka një komunitet të lidhur ngushtë mes tyre dhe kjo bën që të komunikohet më mirë dhe media shqiptare interesohet për zgjedhjet italiane dhe kështu është e qartë përgjigjen ndaj votës është e lartë mesatarisht më e lartë se vendet e tjera jashtë Italisë.
Pyetje: Por a mund ta aplikojë edhe Shqipëria këtë model për shtetasit e saj që jetojnë jashtë vendit?
Suzana Schlein: Këto janë vlerësimë që mund ti bëjnë autoritet shqiptare. Sigurisht nëqoftëse Shqipëria dëshiron të aplikojë këtë proces mund të aspirojë modelin italian apo të huaj, duke vlerësuar nga pikëpamja teknike cila është zgjidhja më e përshtatshme për zgjedhësit e vendit të vet. Varet nga disa faktorë, pasi Shqipëria nuk ka Zyra Anagrafike pranë Konsullatave dhe Ambasadave jashtë vendit dhe mund të ndjekë edhe modelin tonë, por sigurisht janë vendime që i përkasin autoriteve legjislative në vend.
/Shqiptarja.com