ROME- Diskutimet për të arritur marrëveshje për një qeveri të mundshme kanë nisur. Berluskoni duket se është i hapur për një koalicion të madh : “Të gjithë me përgjegjësi të madhe duhet të reflektojmë. Kjo Itali nuk mund të jetë e paqeverisshme” . Por Pd e Bersanit i thotë jo Kavalierit dhe tregon se po punon për një propozim qeverisës që i drejtohet të gjithë Parlamentit, dhe në plan të parë Lëvizjes me Pesë Yje të komedianit Beppe Grillo.

Nga ana e tij Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano i ka kërkuar partive politike të reflektojnë. “Presidenti mundet vetëm të presë që të gjithë forcat përfaqësuese në Parlament të reflektojnë në dritën e rezultateve të zgjedhjeve. “ - tha Napolitano.

Shqetësimet për situatën në Itali kanë nxitur shtetet më të mëdha të japin apelin e tyre.
“Italianët kanë votuar i takon partive të qeverin” - bën të ditur zëdhënësi i SHBA-së. “Presim- shtoi ai- të punojnë së bashku me qeverisjen tjetër të Italisë kur ajo të formohet. Italia është një ndër partnerët tanë më të ngushtë.”
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian Van Rompuy i kërkon Italisë të ecë para me reformat.
“Italia nuk ka shumë alternative, përvec të vazhdojë konsolidimin e balancave dhe reformave.”- shkruan Herman Van Rompuy. Në Tëitter ai shkruan se beson se italia do të mbetet një vend stabël në Eurozonë. Për Van Rompuy duhet respektuar rezultati dhe tani i takon liderëve politikë të marrin përgjegjësitë për të gjetur një kompromis për të formuar një qeveri stabël.

Zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën të dielën e tëm hënë, pa një rezultat të qartë mund të minojnë besimin në euro duke vonuar përpjekjet për të rigjallëruar ekonominë italiane, e treta më e madhe në zonën e
euros.

(sg/shqiptarja.com)