ROME- Sondazhet e fundit frikësojnë partitë politike në Itali. "Lëvizja Pesë Yje" (M5S) e ish-komedianit, Beppe Grillo renditet në vendin e dytë pas Partisë Demokratike. Ndërsa të tre partitë politike të kryesuar nga kryeministri në ikje Mario Monti kanë pësuar ulje në nivel mbështetës.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së Pier Luigi Bersani është shprehur se kjo është kriza më ë e madhe pas luftës duke folur para mbështetwsve të tij duke publikuar sloganin “Italia para tw gjithave”. Bersani nuk ka kursyer Silvio Berluskonin duke thënë se ai vetëm tregon gënjeshtra.
Ndërsa Berluskoni është shprehur se neveritë e italianëve vijnë nga Mario Monti dhe skandalet e Lusi, Penati dhe Fiorito. Më pas ka vijuar se në nëntor 2011 treguesit ekonomik ishin pozitiv dhe me qeverinë teknike kanë pësuar ulje negative.
Ndërsa një tjetër suprizë e kësaj fushatë elektorale është dhe shfaqja e politikanit të moderuar i majtë, Romano Prodi, ku sipas disa zërave po tenton me mbështetjen e Beppe Grillo-s për të arritur në pallatin e Quirinale-s. Ndërsa Shkrimtari italian Roberto Saviano i cili njihet si luftëtar antimafia në një shkrim të La Repubblica flet se me manipulimin e votave, demokracia është në zhvatje. Metoda e këmbimit të fletës së rregullt është një gërryrje e të drejtës së votuesve italianë.
Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com