Zgjedhjet në Izrael, akuzat për korrupsion nuk e ndalin Benjamin Netanyahu-n nga fitorja

Zgjedhjet në Izrael, akuzat për korrupsion nuk e ndalin Benjamin Netanyahu-n nga fitorja

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka fituar sërish zgjedhjet e treta të parakohshme brenda një viti në Izrael.

Rezultatet përfundimtare të nxjerra pas dy ditësh numërime shpallin fitues kryeministrin  Netanyahu përballë kundërshtarit të tij, Benny Gantz, megjithse asnjë nga palët nuk morën mjaftueshëm vota për të siguruar shumicën parlamentare.

Në një situatë të tillë, Netanyahu- kyeministër i Izraelit që prej vitit 2009- ka pozita më të forta se sa kundërshtari për të formuar një koalicion.

Sipas the Guardian, nëse kishte një palë zgjedhje që Netanyahu mund të humbiste, ishin këto. Kjo për shkak të problemeve të shumta që qeveria kishte me korrupsionin,. Por duket se kjo nuk ka ndodhur, qoftë për shkak të opozitës së dobët nga Gantzi, por edhe për shkak të indiferencës së qytetarëve.

Mediat izraelite njoftojnë se mund të ketë edhe një qeveri të përbashkët mes pozitës dhe opozitës në Izrael, ku Netanyahu të jetë kryeminsitër dhe Gantz një ministër i nivelit të lartë në qeveri, një propozim ky i cili në të shkuarën është kundërshtuar kategorikisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja