Me një pjesëmarrje rekord, e cila kaloi edhe zgjedhjet e 2012-s, Katalunja votoi të dielën në zgjedhjet lokale, të cilat do t’i hapnin rrugën shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

Partitë pro pavarësisë kanë mazhorancën absolute, duke fituar 72 nga 135 vendet në parlament. 

Dy partitë separatiste, të cilat kanë bashkuar forcat në këto zgjedhje, synuan të fitojne shumicen pasi kjo do t’u lejonte të deklaronin në mënyrë të njëanshme Pavarësinë nga mbretëria e Spanjës brenda 18 muajve. Qeveria e qendrës në Madrid është angazhuar se do të bllokojë në gjykatë të tilla lëvizje.

Partia në pushtet “Convergencia” e kreut katalanas, Artur Mas, dhe “Esquerra Republicana” kanë krijuar një listë të përbashkët kandidatësh, nën sloganin “Së bashku për Po-në”.

Për analistët votimi i 27 shtatorit de fakto është njëherësh edhe referendum për pavarësinë e Katalunjës nga Spanja, rajon i cili në rast shkëputje do të kishte ndikim në të gjithë Spanjën.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com