Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka zyrtarizuar marrëveshjen për garim të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit me ish-presidenten Vjosa Osmani, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Ardit Gjinali, Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha për Report Tv se kjo aleancë është e natyrshme mes të dyja palëve. Gjinali thotë se Osmani ka qenë një figurë e rëndësishme për LDK-në veçanërisht në 2019-ën.

“Ky bashkëpunim, kjo aleancë është një gjë e natyrshme mes Vjosa Osmanit dhe LDK. Osmani kthehet në bashkëpunim shtëpinë e saj politike, kthehet në fillesën e saj politike. Kujtojmë se në 2019-ën ka qenë kanddate për kryeministre e LDK, ka qenë një figurë e rëndësishme për ta. Kjo është një aleancë e qartë mes tyre, aspak llogaritëse”, tha Gjinali.

Për zgjedhjet e 7-të qershorit Gjinali shprehet se janë të rëndësishme pasi përcaktojnë të ardhmen e këtij udhëkryqi ku ndodhet Kosova.

“Nëse Zgjedhjet e 7 qershorit kanë një efekt të panjohur vjen prej faktit të ripozicionimit dhe rikthimit të Osmanit në politikë dhe proces zgjedhor. 7 qershori është i vështirë për tu parashikuar për aryse të një konfigurimi politik. Zgjedhjet e 7 qershorit janë të rëndësishme, dhe sepse përcaktojnë të ardhmen e këtij udhëkryqi ku ndodhet Kosova”, tha Gjinali.

Më tej ai shtoi se partitë duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të mirën e vendit, veçanërisht për pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

"Në këto zgjedhje nuk do të përballen dy mendësi: njëra mendësi ku do të kërkojë stabilitet dhe tjetra që do të kërkojë që të thirret në apel konsensusi politik pas zgjedhjeve, përtej përkatësive ideologjike. Konsensusi politik është një mendësi që Kosova nuk bën dot. Në Kosovë duhet që elektorati të japë një mësim, ku partitë nuk mund të qeverisnin të vetme. Kosova ka ngecur që në 2019-ën. Çështja kryesore është te pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare që sot është më i cënguar se kurrë si pasojë e mosveprimeve të qeverisë", tha ai.