Zgjedhjet në Kukës, Elezi në Report Tv: Berisha humbi, fitorja nuk ishte meritë e PS! Takimi me deputetët e Bardhit ishte mesazh i gabuar

TIRANË- Partia Socialiste ka fituar Kukësin me një diferencë të thellë votash, madje edhe në raport me rezultatin e 14 majit. Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi thotë në Report Tv se kjo rënie s’ka të të bëjë me fushatën e socialistëve, por me mënyrën se si funksionoi opozita.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Elezi thotë se ishte faji i Berishës dhe grupit të Bardhit që madje edhe zgjodhën të jepnin nga Kukësi mesazhin e bashkimit, me mbledhjen që mbajtën mes deputetëve. Sipas tij ky mesazh u kthye në të kundërtën.

“Skandali prodhon efekt në opinionin publik dhe e dyta PS për arsye të këtij skandali vuri një figurë kontestuese të Gjicit. Në momentin që ka pas konflikte me Gjicin në 2001, Halili është shkëput nga Kukësi dhe ka ardhur në Tiranë. Halili ndoqi një strategji se nuk u mor me figura qendrore të PS në mbështetje të tij, vetëm dy ose tre ministra që kanë qenë në një koncert. E ka ndërtuar me Majkon dhe eksponentë lokal. Ka pas një avantazh se ka pas kohë të gjatë për të marrë kontakte me bazën. Vata ka pas periudhë të shkurtër, më pak se tre javore. PD e vetë humbi ketë avantazh.

Kanë rënie, kjo s’ka të bëjë me pozitën, por me mënyrën si funksionin opozita. Berisha ka qenë dy herë, ishte gabim nga ana opozitës dërgimi i figurave që i bëheshin barrë kandidatit në krah. Vetë fakti që dy grupimit zgjodhën Kukësin për të dhënë bashkimin, ai mesazh u kthye në të kundërt. Populli e kupton që bashkimi nuk funksion”, tha Elezi.

Nga ana tjetër, gazetari Flogert Muça thotë se Partia Socialsite ka bërë një fushatë model dhe kjo ka sjellë edhe rritjen krahasuar me 14 majin.

“Më 14 maj PS dhe Gjici ka marrë 11 mijë vota, PD 9 mijë e 500. Diferenca është 2500 më shumë PS. Sot PS ka marrë 13 mijë vota, Rithemelimi 7 mijë e 400. PS nga 14 maji është rritur me 1500 vota plus pas skandalit, rithemelimi ka rënë. Ky rezultat nuk është thjesht i Kukësit. Ne para 3 javës ishim në Report Tv me sondazhin e Zaloshnjës, që doktori kishte pësuar rënie nga 14 maji. Kemi të bëjmë me një mungesë rënie të përgjithshme besimi të demokratëve. Fakti që Basha nuk ka hyrë, lë të kuptohet që Basha i ka rritur votat në Kukës, përsa kohë demokratë që refuzoi të votojnë Vatën është rritur me 2500. Do votë që i mungon doktorit me shumë mundësi gjasat kanë që të kalojnë nga Basha”, tha Muça.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 25/09/2023 18:15

    Ibseni ka vetem fjale. punon gjihmone kunder atyre qe nuk jane me te, eshte nje intaci i vogel qe nuk i del e keqja tek vetja. lka pasur gjithe ato poste ne qeverisjen e berishes dhe i vjen inat qe nuk e kane konsideru ansjeher as poer bashkine as poer deputet, kaq i vogel eshte ibseni

    Përgjigju
  • Dora: 25/09/2023 18:14

    Cfar dreq rrace jeni ju te pd se marrim vesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!