Zgjedhjet në Kukës, Meta e Berisha takim 'kokë më kokë'! Basha vendos ‘orët e fundit’ për kandidatin

Zgjedhjet e Kukësit çuan në selinë e Rithemelimit sërish Ilir Metën, për të takuar ish kryeministrin Sali Berisha, që edhe në këtë garë, strehohet nën logon e Partisë së Lirisë.

Pas takimit, të dy ashtu sikurse para humbjes së 14 majit, shprehën optimizëm, ndërsa Meta konfirmoi se borxh nuk i ka dhënë vetëm vulën.

“Dega e PL-së në Kukës ka qenë aktive. Deputetët tanë janë çdo ditë në vijën e parë të ballafaqimit me këtë regjim. Asnjë diskutim që do të ketë dhe data protestash, po nuk është kjo më e rëndësishmja”, tha Meta.

“Siç e patë dhe vetë patëm një takim sot në mëngjes të frytshëm me kryetarin e PL-së, zotin Ilir Meta dhe zotin Petrit Vasili me të cilët diskutuam të gjitha problemet e opozitarizmit të sotëm parlamentar dhe jo parlamentar dhe ramë në ujdi që të bashkërendojmë përpjekjet tona në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Berisha.

Optimizmin e tyre, ndonëse nuk e thotë publikisht, me gjasë e shton edhe fakti që deri më tani, Lulzim Basha nuk ka nxjerrë tjetër kandidat të opozitës. Të paktën deri tani. Vendimin Basha ia ka lënë në dorë degës së Kukësit, kryetari i së cilës për Report Tv thotë se të gjitha mundësitë janë të hapura deri në orën e fundit, por vendimi do të merret vetëm në interes të demokratëve.

“Po shohim të gjitha opsionet dhe qëndrimet në shërbim të kauzës së demokratëve dhe të PD-së. Ne orët e pasdites do te kemi një vendim. Ai do të merret në interes të demokrateve dhe jo për interesa personale”, thotë ai për Report Tv.

Por jo vetëm Kukësi është shqetësim i dy aleatëve të vjetër. Në takim, sikurse pohuan, diskutuan edhe për afrimin e Gazment Bardhit.

“E kam shprehur në mënyrën e përsëritur edhe publikisht, edhe privatisht që Bardhi është i mirëpritur të votohet edhe për kreun e grupit të PD. Ai ka një grup deputetësh që janë të PD që e mbështesin dhe janë të mirëpritur dhe e kam theksuar janë të hapur për negociata dhe propozime”, tha Berisha.

“Përshëndes çdo përpjekje për të unifikuar potencialin e opozitës. Jemi në kontakt me të gjitha grupet e interesit. Jemi kudo ku kërkohet angazhimi dhe kontributi”, tha Meta.

Por teksa Berisha e Meta po tentojnë ta joshin, Basha pritet t’i heqë të shtunën në Këshillin Kombëtar edhe postin e fundit në PD Gazment Bardhit, atë të Sekretarit të Përgjithshëm. Ethet e posteve kanë nisur në PD zyrtare se kush do ta pasojë atë…  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Do nxirrte Bardhin si kandidat për kryeministër në 2025? Berisha: Nuk pengoj askënd të garojë

 

I pyetur nëse do të nxirrte Gazment Bardhin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2025, Sali Berisha nuk kishte një përgjigje të qartë. Por ai tha se nuk do të pengojë askënd që të marrë pjesë në garë.

“Të gjitha hipotezat mund të ngrihen, por Berisha kurrë s’do frenojë njeri, as Bardhin dhe askënd tjetër të marrë pjesë në cilën do garë të hapur të PD. Ky është qëndrim i pandryshueshëm i Berishës. Unë kam risjellë në këtë parti garën e vërtetë”, tha Berisha.

Ora 12:53
Berisha: Bardhi është i ftuar të vijë të votohet si kreu i grupit të Rithemelimit

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka komentuar Asamblenë e PS dhe kabinetin e ri qeveritar. Berisha tha se kryeministri Rama në fjalimin e tij tregoi vetëm urrejtje për njerëzit e tij, ndërsa sipas Berishës ka sjellë në kabinet Bosin e Ndranghetës në Tiranë, referuar Arbian Maznikut.

"Asambleja ishte me disa dimensione. Paraqitje si krimineli që i kanë kallë datën bashkautorët në krime, nëse e vutë re ju ai në këtë fjalim nuk kishte urrejtje për mua. Ai të gjithë urrejtjen e kishte për të vetët. Ju të tillë dhe të atillë, ju kështu ju ashtu, unë i ndershmi, ju hajdutët, pra. Duhet të bëni një analizë. Nëse bëni face reading të asamblesë tregonte një terror që ushtroi ndaj anëtarëve të asamblesë. Bashkë kemi vjedh, por burgu është për ju jo për mua, ky ishte morali i tij. Zëvendësime. U tha shqiptarëve se jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj. Kë solli në qeveri. Solli përfaqësuesin zyrtar të Ndrangheta në Tiranë, Maznikun. Bosin e Ndranghetës sipas autoriteteve italiane. Është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie. Ikën mëkatarë, ikën të korruptuar, erdhën mëkatarë, erdhën të korruptuar", tha Berisha.

Po ashtu, Berisha tha se Bardhi është i ftuar që të vijë dhe të votohet si kreu i Grupit të Rithemelimit.

Gazment Bardhi është i ftuar me gjithë deputetët që mbështetën haptas primaret dhe këtu ishte një ndryshim themelor. Se kishim të bënim me një qëndrim ndaj një procesi fondamental në PD. e kam shprehur në mënyrën e përsëritur edhe publikisht, edhe privatisht që Bardhi është i mirëpritur të votohet edhe për kreun e grupit të PD. Ai ka një grup deputetësh që janë të PD që e mbështesin dhe janë të mirëpritur dhe e kam theksuar janë të hapur për negociata dhe propozime. Kemi qenë dhe jemi. Ky qëllim nuk është tani, por që kur kanë shprehur se respektojnë primaret”, tha Berisha.

Një koment e pati edhe për mungesën e Lulzim Bashës në takimin me deputetët që u organizua nga Bardhi. 

Nuk e la Balla të vinte. Rama ka ngarkuar Ballën të gjithë fuqishëm për të. A e dëgjove si doli linda e parlamentit, ka ndodhur kjo. Sikur ishte zëdhënëse e Bravës.

Ora 12:34
Meta pas takimit me Berishën: Përshëndes përpjekjet për unifikimin e opozitës, do kemi protesta

 

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka folur për gazetarët pas takimit me Sali Berishën, Meta tha se përshëndet përpjekjet e opozitës për të unifikuar aksionin opozitar. Ai tha se fokus do jetë kthimi i llogaridhënies, ndërsa paralajmëroi edhe protesta.

“Jemi në këto rrethana kur skandalet e qeverisë, korrupsioni mbivendosen njëri me tjetrin, problemet ekonomike rëndohen dhe që sjellë fenomenin e largimit. Është detyra e opozitës në rivendosjen e Shtetit të së Drejtës, Demokracisë dhe llogaridhënies. Kjo përfshin angazhimin parlamentar. Përshëndes çdo përpjekje për të unifikuar potencialin e opozitës. Jemi në kontakt me të gjitha grupet e interesit. Jemi kudo ku kërkohet angazhimi dhe kontributi. Dega e PL-së në Kukës ka qenë aktive. Deputetët tanë janë çdo ditë në vijën e parë të ballafaqimit me këtë regjim.

Asnjë diskutim që do të ketë dhe data protestash, po nuk është kjo më e rëndësishmja. Nuk jam këtu për t'u marr me procedurat teknike, opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për t'i dhënë përgjigje të gjithave këtyre sfidave që kanë sjellë një situatë kaq të rënduar”, tha Meta.

Ora 12:31
VIDEO/ Gaz Bardhi kandidat për kryeministër? Ja si u përgjigj Ilir Meta pas takimit me Berishën

Sali Berisha dhe Ilir Meta u takuan për më shumë se një orë sot në selinë e Rithemelimit për zgjedhjet e Kukësit, garë në të cilën Lulzim Basha nga ana tjetër, ende nuk ka një emër kandidati, edhe pse sot në mesnatë është afati I fundit i regjistrimeve.

. Në takim, sikurse pohuan, diskutuan edhe për afrimin e Gazment Bardhit.

 I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se nëse do ishte dakord nëse Sali Berisha do nxirrte Gazment Bardhit si pretendent për kryeministër në zgjedhjet e 2025, Meta tha se kërkon vetëm të respektohet çdo parim demokratik.

Pyetje: Po nëse do ishte Gazment Bardhi kandidat për Kryeministër në 2025?

Meta: Nuk jemi këtu për t'u marr me këto çështje, jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik.

Por teksa Berisha e Meta po tentojnë ta joshin, Basha pritet t’i heqë të shtunën në Këshillin Kombëtar edhe postin e fundit në PD Gazment Bardhit, atë të Sekretarit të Përgjithshëm.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Nuk dha deklarim të plotë në polici pasi e plagosën me armë në këmbë, vihet në pranga 24-vjeçari! Autori ende në arrati

Shkodër/ Nuk dha deklarim të plotë në polici pasi e plagosën me armë në këmbë, vihet në pranga 24-vjeçari! Autori ende në arrati