Zgjedhjet në PD/ Arian Starova në Report Tv: Basha nuk e ka të lehtë fitoren! Përjashtimi i 5 kandidatëve ishte i padrejtë (VIDEO)

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, i cili ishte pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit e ka cilësuar si një proces shumë të rëndësishme atë të zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Ai tha se gara është e fortë dhe se Basha nuk do ta ketë të lehtë fitoren.

Sipas Starovës përjashtimi i 5 kandidatëve nga ana e Komisionit Zgjedhor në PD ishte i padrejtë.

"Kushdo që të zgjidhet, PD duhet të organizohet në mënyrë të fuqishme.  Dita e zgjedhjeve nuk duhet të ishte 13 qershori. Përderisa pretendohet një 'masakër zgjedhore' atëherë do të duhet të pritej përfundimi i procesit zgjedhor. Unë mund të them që gara është e fortë duke pasur parasysh edhe kandidaturat", tha Starova.

Sa i përket një propozimi që erdhi sot në Komisionin Hetimor për shkarkimin hetimor për ta marrë Presidentin Ilir Meta me forcë në komision, Starova tha se Meta nuk është i akuzuar, Kuvendi se merr dot me forcë.

"Presidenti gjykohet se ka shkulur kushtetuetshmërinë. Komisioni nuk është gjykatë apo prokurori", tha Starova.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

‘Nëse Ukraina e kërkon, ne do të dërgojmë ushtarë’, oferta e Macron trondit BE-në! NATO paralajmëron: Kërcënime hibride nga Kremlini

‘Nëse Ukraina e kërkon, ne do të dërgojmë ushtarë’, oferta e Macron trondit BE-në! NATO paralajmëron: Kërcënime hibride nga Kremlini