Zgjedhjet në PD, kreu i PS Lezhë uron Gjokën: Në fund të ditës, jemi banorë të një qyteti

 Zgjedhjet në PD, kreu i PS Lezhë uron Gjokën: Në fund të ditës, jemi banorë të një qyteti

Kryetari i ri i Bashkisë së Lezhës, Zef Gjoka dhe Paulin Marku

Kryetari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Lezhës është zgjedhur Zef Gjoka. Në vazhdën e urimeve të partisë së tij, Gjoka ka marrë edhe urimin publik të kundërshtarit të tij politik në nivel lokal.

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Eduard Ndreca e ka uruar kreun e ri të demokratëve për garën e fituar, duke thënë se politikanët e kanë për detyrë përcjelljen e vlerave dhe respektimin e normave njerëzore në garat që bëjnë mes tyre.

Uroj Z. Zef Gjoka për zgjedhjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Bashkisë Lezhë. Respekte për Z. Paulin Marku, për frymën e mirëkuptimit ndërpartiak që përcolli në vitet që ishte në krye të PD-së Lezhë.

Drejtojmë forca të kundërta politike dhe misioni i secilit prej nesh është të fitojë forca politike që drejton, ama gjatë garës politike e në fund të saj, cilido qoftë rezultati për secilën forcë, ne nuk duhet të harrojmë se jemi banorë të një qyteti e kalimi i limiteve njerëzore nuk na bën më të fortë. Detyra jonë është të përcjellim vlera e të respektojmë normat njerëzore në garat që bëjmë mes nesh e këtë ta reflektojmë në çdo nivel partie e kudo tjetër.

Eduard Ndreca, Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë

Statusi i kryetarit të Partisë Socialiste në Lezhë, Eduard Ndreca, në rrjetin social "Facebook"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 02/12/2018 13:23

    Kjo duhet te jete fryma mbare kombetare. Ne fund te fundit jemi shqiptare te ketij vendi. Duhet punuar per te miren e te gjithe shqiptareve e jo t'i vihen shkopinj nen rrota per pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?