Zgjedhjet në PS, Kokëdhima i
solli kutitë e votimit të mbushura 

Zgjedhjet në PS, Kokëdhima i<br />solli kutitë e votimit të mbushura 
TIRANË - Deputeti i Vlorës, njëkohësisht koordinator i PS-së për Jugun, Koço Kokëdhima po përballet ma akuza të forta në zonën e tij zgjedhore. Baza socialiste ka hedhur akuza për manipulimin e procesit zgjedhor në organizatat socialiste prej tij. Sotir Zahoaliaj, kryetar i PS-së për Bratin, dhe një veteran në strukturat e kësaj partie, akuzon se në zgjedhjet për kryetarin dhe sekretarin e kësaj njësie të partisë, anëtarët nuk janë lejuar të marrin pjesë në votim, dhe për këtë bën përgjegjës koordinatorin Kokëdhima. “Përfunduan zgjedhjet e Organizatën e Partisë Socialiste Brataj. Në listat për votim mungonin 50 anëtarë nga rreth 80. Në listat e përpiluar sipas disave që nuk e dimë çfarë detyre dhe mandati kanë ishin vetëm 32. Morën pjesë vetëm 25. Disa nuk erdhën se thanë që Rama nuk i do ata që janë mbi 40 vjeç.

Disa se nuk lejoheshin disa anëtarë të të njëjtës familje. Ca të tjerë e dinin që ishin kundra”,-shprehet ai. Zahoaliaj hedh dyshime të forta mbi transparencën, duke thënë se fletët e votimit erdhën të plotësuara nga qendra e Vlorës, duke lënë të kuptohet se mbas kësaj fshihet Kokëdhima si koordinator. “Nuk pati asnjë lloj debati, as për statutin, as për kongresin, por vetëm hodhën fletët e votimit me kandidatë që nuk i kishte propozuar organizata. Nuk dihet se kush, madje urdhri ishte të mos lejoheshin propozime të tjera.

Kaq për këtë radhë. Fletët e votimit ishin plotësuar që në Vlorë”-përfundon Zahoaliaj, kryetar i PS-së në Brat të Vlorës.  Procesi zgjedhor në Vlorë dhe Gjirokastër po ecën me ritme të të ngadalta dhe me kalendar tjetër, ndryshe nga degët e tjera të partisë. Koordinatori i rajonit Vlorë-Gjirokastër, Koço Kokëdhima ka sfiduar përsëri afatet e vendosura nga Partia Socialiste për kryerjen e punëve organizative brenda partisë. Kësaj radhe ai nuk ka respektuar datat e zgjedhjes së delegatëve për Kongresin e marsit.

Dy javë më parë, gjatë mbledhjes me Edi Ramën, 6 koordinatorët caktuan datat e zgjedhjes së delegatëve për çdo rajon, dhe për Vlorën e Gjirokastrën u caktua 20 shkurti. Por me kërkesë të Kokëdhimës, Taulant Balla në një njoftim për shtyp tha se këtë të shtunë do të votojë vetëm rajoni Lezhë-Dibër, dhe të tjerat në 27 shkurt. Por me një njoftim në rrjetin social, Kokëdhima shprehet se nuk do të ketë zgjedhje në këtë datë, por në 5 mars, vetëm 2 javë para Kongresit. “Mes socialistëve të Vlorës, në takimin hapës të fushatës së zgjedhjeve për kryetarë dhe sekretarë të organizatave socialiste (OS). Zgjedhjet në OS-të do të përfundojnë brenda datës 29 shkurt.  Zgjedhjet për delegatët e Kongresit do të zhvillohen në datën 5 mars.

Në këto zgjedhje, në rajonin Vlorë-Gjirokastër do të respektohet parimi: një emër, një funksion. Takimi u përshkrua nga një entuziazëm i lartë i pjesëmarrësve”-shkruan Kokëdhima në facebook. “Procesi i përzgjedhjes së delegatëve të Kongresit është një proces shumë i rëndësishëm. Ka kaluar përmes shumë konsultimeve, që fillojnë nga baza e Partisë Socialiste që janë organizatat e saj. Ky proces përmbyll fazën e parë të përgatitjes së Kongresit. Pasi të jetë mbyllur ky proces edhe në qarqet e tjera më 27 shkurt, shkojmë në Kongresin e Partisë Socialiste më 19 mars”-tha Balla në 15 shkurt, në një deklaratë për shtyp nga selia e PS-së.

fb zohaliaj


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)