Zgjedhjet në SHBA, Monika Lewinsky thirrje amerikanëve: Unë e hodha votën për Harris! Votoni edhe ju

Zgjedhjet në SHBA, Monika Lewinsky thirrje amerikanëve: Unë e hodha votën për Harris! Votoni edhe ju

Monica Lewinsky

Monica Lewinsky, ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë, e cila u bë e famshme pasi pati një lidhje me ish-presidentin demokrat Bill Clinton, zbuloi se votoi për zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Në një postim në X, Lewinsky nxiti njerëzit të votonin, duke vënë në dukje se ajo kishte votuar për Harris dhe guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, kandidatin e përzgjedhur për zëvendëspresident.

“Ju lutem votoni! Mundësisht siç bëra unë, për Harris/Walz”, shkruan ajo.

Pavarësisht përpjekjeve për të emërtuar veten si avokate e shëndetit mendor, emri i Lewinskyt mbetet përgjithmonë i lidhur me një nga skandalet më famëkeqe në historinë moderne amerikane.

Clinton ka zbuluar më parë se ai u përfshi në lidhjen me Lewinskyn “për të menaxhuar” “ankthet” e tij. “Ishte e tmerrshme ajo që bëra”, tha Clinton në një seri me katër pjesë.

Në kohën e lidhjes, Bill Clinton mohoi të ketë pasur një lidhje gjatë kohës që ishte president.

Ai më vonë pranoi para një jurie të madhe se kishte një lidhje me Lewinskyn dhe më vonë u përball me një gjyq për shkarkim. Në fund të gjyqit, ish-presidenti u lirua nga akuzat.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nari: 04/11/2024 18:41

    rrofte TRUMP posht kriminelet global

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!

Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!