Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur mjaft krenar për forcimin e pozitave të republikanëve në kontrollin e Senatit, ndonëse demokratët morën pas tetë vitesh kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Përpara konferencës të paralajmëruar për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh në rrjetin social “Twitter” se republikanët kanë punuar së bashku me të në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. "Ata që nuk e bënë këtë, thanë lamtumirë! Dje u shënua një fitore shumë e madhe dhe nën presionin e një medie armiqësore e të ligë!”- shkroi më tutje Trump.
Sipas BBC, rezultatet ia bëjnë më të vështirë Trumpit që të marrë miratim për iniciativat e tij legjislative, pasi demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë premtuar se do të nisin hetime të shumta lidhur me financat e tij dhe politikat e administratës.
Po sipas medias prestigjioze britanike,Trump ka ndjekur një strategji të tijën,ka telefonuar udhëheqësen e Partisë Demokrate Nancy Pelosi për ta uruar për fitoren e arritur në Dhomën e Përfaqësuesve.